LAJMI I FUNDIT:

Moska qyteti më i shtrenjtë në botë

Moska qyteti më i shtrenjtë në botë

Për tre vjet rresht Moska është qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas anketës së bërë nga kabineti i këshilltarëve amerikanë Mercer, i cili llogaritë koston e jetës në 143 vende, duke u bazuar në çmimet e 300 produkteve të konsumit si psh banimi, transportet, ushqimi dhe rekreacionet.

Duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar Tokyo zë vendin e dytë në botë, duke lënë pas Londrën në vendin e tretë. Parisi zë vendin e 12 në botë dhe vendin e dytë brenda eurozonës pas Milanos që zë vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë në zonën euro.

Dicka që vihet re në këtë analizë vjetore është se qytetet amerikane zënë vendet nga fundi i klasifikimit. New Yorku renditet në top 50- tshën në vendin e 22 duke rënë 7 vende më poshtë nga viti i kaluar. Të gjitha qytetet e tjera të SHBA kanë pësuar një rënie në klasifikim. L.A nga vendi i 42, ka zbritur ne vendin e 55 Miami ka zbritur me 13 vende, ndërkohë që Washingtoni është renditur në vendin e 107.

Vendet më pak të shtrenjta janë renditur ato të Amerikës Jugore. Kështu Asuncion i Paraguajit zë vendin e fundit. Ndërmjet qyteteve ku jeta është me e shtrenjtë, gjejmë vendet me përqindje më të lartë të rritjes ekonomike nga Evropa lindore dhe Azia. New Delhi nga vendi i 68, ka kaluar në të 55, ndërkohë që PIB i Indisë rritej me 9%.


Cdo herë e më shumë vendet aziatike sulmojnë vendet e para të klasifikimit.Pas Tokyos në vendine dytë gjejmë Seulin në të 5 tin dhe Hong Kongun në të 6 tin. Pekini ka stagnuar ne vendin e 20.

Në të kundërt qytetet afrikane e humbin terrenin. Lagos në Nigeri zë vendine 30. Me 10 qytete në top 20 evropa mbetet kontinenti me më shumë shpenzime.

Përkundër ideve për shtrenjtësinë e jetës ne vendet që kanë për monedhë euron, pesë qytet më të shtrenjta në evropë Copenhagen, Londra, Oslo, Zyrih Geneva, nuk i përkasin eurozonës, por shumë qytete kanë njohur një rritje spektakolare si pasojë e fuqizimit të euros kundrejt dollarit. Këtu përmendim Pragën në vendin e 29 që është ngjitur me 20 vende, Varshava e 35 duke ngjitur 32 vende.

Në zemër të eurozonës Milano paraprin Parisin, ku çmimet nuk ndryshojnë shumë nga një vit në tjetrin, por megjithatë ai ka fituar një vend.