LAJMI I FUNDIT:

Mos liberalizimi i vizave, faji hidhet te Bashkimi Evropian (Video)

Mos liberalizimi i vizave, faji hidhet te Bashkimi Evropian (Video)

Spektri politik në vend, po flet me tone më të ashpra për mos liberalizimin e vizave. Fajet po hidhen te Bashkimi Evropian, ndërsa të njëjtën adresë po e fajësojnë edhe njohësit politik në vend.

Frika se vendimi për heqjen e vizave për kosovarët, mund të mos merret as brenda këtij viti, ka bërë që zyrtarët qeveritarë të ashpërsojnë gjuhën ndaj Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave, raporton RTV Dukagjini.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kishte deklaruar ditë më parë se ne nuk mund t’i besojmë më BE-së nëse nuk jepet datë për vizat.


“Ne nuk kemi asnjë arsye t’i besojmë Bashkimit Evropian, nëse nuk e përmbyllë 2018 me një vendim se kur eventualisht në 2019 do të lëvizet pa viza”.

Ndërsa, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në Evropë nuk duhet të ketë racizëm.

“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë në fund të këtij viti. Racizmi nuk duhet të ndodhë në Evropë”.

Për njohësin e çështjeve politike, Ramush Tahiri, ashpërsimi i diskursit nuk është gjuhë diplomatike. Mirëpo ai thotë se ky fjalor po përdoret në media dhe jo nëpër takime me zyrtarë të BE-së.

Megjithatë, Tahiri i hedh fajin BE-së për mos liberalizim të vizave.

“Faji kryekëput është i Bashimit Evropian, sepse BE ka pas misione shumë të fuqishme në Kosovë. Këto misione është dashur të kontribuojnë sa që Kosova të merrte liberalizmin e vizave para vendeve të rajonit”, deklaroi Tahiri, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, mos liberalizimi i vizave për Kosovës ka të bëjë me politikat e zgjerimit të Unionit Evropian.

“Mos liberalizimi i vizave në rend të parë ka të bëjë me politikat evropiane të zgjerimit. E dyta ka të bëjë me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe, e treta që unë e vlerësoj si fakt, është hapja e negociatave me Serbinë. Dhe varësisht nga rezultatet e bisedimeve Kosova të shpërblehet apo dënohet”, tha  Tahiri.

Në fund Tahiri shprehet se nëse merret një vendim paraprak dhe nuk del në votim çështja, atëherë shtyhet deri në vitin 2020, dhe kjo mund të shtyhet ngase pesë shtete nuk e njohin Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori