LAJMI I FUNDIT:

Mos i harroni ombrellat, edhe nesër do të ketë shi

Mos i harroni ombrellat, edhe nesër do të ketë shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dhe gjatë ditës së nesërme (e enjte) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende do te shoqerohen me reshje shiu te intensitetit te dobët.


Temperaturat maksimale do te shenojnë ngritje nga 23-25 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtesi deri 8m/s.

Një gjendje e këtillë e motit me permisime të ndjeshme do të vazhdoj deri në fundjavë dhe më tej do të kete ngritje në gjithë parametrat meteorologjik.

Sasitë e reshjeve të shiut të regjistruara në dy ditët e fundit është me sa vijon:

Prishtinë——— 28mm (28 l/m2)

Pejë ————— 53mm

Junik —————53mm

Prizren————-32mm

Podujevë———-29mm

Ferizaj ———–46mm

Mitrovicë———55mm./Telegrafi/