LAJMI I FUNDIT:

Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Një spektakël televiziv i Dukeshës së Sussexit, “With Love, Meghan”, ka qenë tejet i diskutuar në rrjetet sociale.

Pavarësisht polemikave të shumta nga përdoruesit, shfaqja e Netflix vazhdon të tërheqë vëmendjen e shikuesve.

Shumë u zhgënjyen nga fakti që Meghan nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj, por përkundrazi mori një shtëpi me qira.


Skenat u filmuan në kuzhinën dhe kopshtin e një shtëpie që ndodhet afër shtëpisë së Meghan dhe Princit Harry në Montecito, Kaliforni.

Rezidenca luksoze me katër dhoma gjumi është në pronësi të filantropëve Tom dhe Sherrie Cipolla, të cilët e blenë shtëpinë për 4.7 milionë dollarë në vitin 2017. Faqja e pasurive të paluajtshme Realtor zbulon se shtëpia tani vlen më shumë se tetë milionë dollarë. Përveç shtëpisë, prona ka edhe një kopsht, ku rriten limonët dhe avokadot, si dhe një hambar.

Pse nuk ka filmuar në shtëpinë e saj?

Meghan zbuloi se “With Love, Meghan” po xhirohej në një vend tjetër sepse donte të mbronte familjen e saj.

“Doja ta mbroja atë strehë të sigurt. Ne jemi një familje e ngushtë dhe i duam momentet tona familjare si vënia e Lilit në shtrat, dreka së bashku dhe momentet në fund të ditës. Kuzhina jonë është vendi ku mami gatuan vetëm për familjen dhe të kesh një ekuipazh prej 80 personash në shtëpi do të ishte paksa shumë”, tha ajo për revistën People.

Harry dhe Meghan blenë shtëpinë e tyre në Kaliforni në vitin 2020 pasi u transferuan në SHBA nga Mbretëria e Bashkuar.

Ata përpiqen ta mbajnë larg publikut jetën e tyre private në Montecito, ndaj deri më tani kanë ndarë vetëm disa momente nga shtëpia e tyre.

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori