LAJMI I FUNDIT:

“Morgje për 30 mijë hapësira shtesë”: Arkivolet e zbrazëta vendosën në parkingun e një xhamie në Britani të Madhe

“Morgje për 30 mijë hapësira shtesë”: Arkivolet e zbrazëta vendosën në parkingun e një xhamie në Britani të Madhe

Dhjetëra arkivole të ruajtura brenda një morgu të përkohshëm të xhamive kanë dhënë një pasqyrë të rrallë në shkallën e krizës së coronavirusit, e cila tani ka marrë jetën e 16.060 njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, Qeveria tani ka njoftuar se do të zgjerojë morgjet me një shtesë prej 30,000 hapësirash, gjë e cila sipas autoriteteve është një masë paraprake sesa një parashikim.

Si pjesë e skemës së re, autoritetet e qeverisjes vendore do të përdorin ndërtesat ekzistuese dhe mund të përshtatin disa ndërtesa që do të vendosen pranë qendrave shëndetësore.


Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë arkivolet e vendosura mbi njëra-tjetrën brenda morgut të ndërtuar në parkun e makinave të Xhamisë Qendrore në Heath Small, Birmingham.

Skenat e tilla thuhet se vijnë vetëm tre javë pasi xhamia në West Midlands ngriti tendën, e cila përmban pesë frigoriferë, në përpjekje për t’u marrë me numrin në rritje të vdekjeve midis besimit islam.

Fotografitë shqetësuese nga brenda morgut, të cilat mund të mbajnë deri në 150 trupa në të njëjtën kohë, besohet të jenë një nga të parat brenda një morgu të paracaktuar në Britani.

Në imazhe të tjera, personeli i trajnuar posaçërisht i veshur me pajisje mbrojtëse personale u pa duke hequr mbulesat plastike transparente nëpër arkivole dhe duke inspektuar ato.

Duke folur për BBC, ministri i qeverisë lokale Simon Clarke tha se shifra e re prej 30,000 arkivoleve nuk ishte për të alarmuar njerëzit.

“Ne të gjithë shpresojmë se këto nuk do të jenë të nevojshme … që kërkon që të gjithë të luajnë rolin e tyre në përpjekjen kombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Botë
Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Evropa
Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Evropa
Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Kalo në kategori