LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku pranon një dhuratë të veçantë nga FFK

Morena Taraku pranon një dhuratë të veçantë nga FFK
Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon çdo ditë fotografi të ndryshme në Instagram, përmes së cilave i prezanton fansat me jetën e saj të përditshme.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Taraku ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës).


https://www.instagram.com/p/BogqVNylaLt

Ata i kanë dhuruar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës, me mbishkrimin “M.Taraku”.

Modelja ka falënderuar ekipin e Kosovës për këtë dhuratë kaq të veçantë dedikuar asaj.

Kjo është dhurata e veçantë që Morena Taraku pranoi nga FFK (Foto: Morena Taraku/InstaStory)

Nesër (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e madhe në mes të Kosovës dhe Maltës, dhe me siguri Morena do të jetë e pranishme.

Taraku tash e sa kohë është zhvendosur në Stamboll të Turqisë, ku është duke punuar atje për projektet e reja. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BoBnqIplIKg