LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Shpend Ahmetit në dialog i duhen këshilltarë tjerë, nuk mund t’i konsultojë ata që i ka për Prishtinën (Video)

Molliqaj: Shpend Ahmetit në dialog i duhen këshilltarë tjerë, nuk mund t’i konsultojë ata që i ka për Prishtinën (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se angazhimi i këshilltarëve në ndërmarrjet publike dallon nga angazhimi në një proces të caktuar siç është dialogu me Serbinë.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se një këshilltarë në Komunën e Prishtinës që mund të jetë njohës i mirë u urbanizmit nuk mund ta këshillojë Shpend Ahmetin si drejtues i delegacionit në Bruksel.

“Ndërsa një shofer në Komunën e Prishtinës që është shofer i Shpend Ahmetit mundet ta vozisë atë edhe si drejtues i delegacionit. Për këtë arsye Shpendi ka vetëm një shofer e jo dy. Na është dashur të marrim këshilltarë që janë njohës të fushave”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i PSD-së ka thënë se në gjithë botën personat e zgjedhur në poste politike, stafin e tij të ngushtë i përzgjedh pa konkurs.

“Asistentin, shoferin dhe këshilltarin nuk mundet me t’i përzgjedh dikush tjetër, sepse logjika është se ti e zgjedh atë me të cilin mund të bashkëpunosh…Pra këshilltarët emërohen, nuk futen në konkurs”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori