Kryetari i Partisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe bisedimet që po bëhen mes LVV-së dhe LDK-së, për arritjen e një koalicioni për formimin e Qeverisë.
Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se LVV dhe LDK janë dy parti të ndryshme, dhe se për tu arritur koalicioni mes tyre njëra duhet të heq dorë nga vetja, transmeton Telegrafi.
“Besoj që për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në Kosovë ka qenë e qartë se epilogu i kësaj marrëveshje nuk do të jetë as i shpejtë e as i lehtë. Vetë kam shprehur disa herë opinione sa i përket një mundësie të bashkëpunimit të dy partive të cilat dolën e para dhe e dyta në zgjedhjet parlamentare, për shkak se besoj se vijnë prej dy historive krejtësisht të ndryshme, përderisa njërën anë e kemi një partie të themeluar si antisistem edhe antielitave në anën tjetër e kemi LDK-në, parti trashëgimtare të sistemit të elitave prej ish sistemit jo vetëm të pas luftës. Dhe si praktika politike janë krejtësisht të kundërta dhe koalicioni mund të arrihet mes këtyre dy subjekteve politike vetëm po heqi dorë njëra nga vetvetja. Se cila do të heqë dorë nga vetvetja atë mund ta shohim ditëve në vazhdim, ose nëse nuk do të heqë dorë asnjëra nga vetvetja, kjo vetvetja nuk paraqet ndonjë vlerë për të cilën unë besoj pra nuk paraqet ndonjë vlerë progresive ose reformatore”, ka thënë ai në “Debat Plus”.
Molliqaj ka thënë se nëse arrihet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, ai nuk do të jetë koalicion i shpresës por i zorit.
“Rrugës dolën disa gjëra që nuk janë ditur, e para doli ajo që kemi thënë se Qeveria e re punën e parë do ta ketë dialogun, dialogu po bëhet një arrë e fortë për secilën Qeveri të ardhshme, dhe e dyta e cila nuk është më pak e rëndësishme, partitë të cilat negociuan vepruan asisoj që e shpërfaqën atë që nuk mund të bëjnë një koalicion të natyrshëm, koalicion të shpresës dhe zhvillimit. Edhe nëse do të ketë koalicion, nuk do të jetë asgjë tjetër përveç se koalicion i zorit të cilën e futën në kurth njëra tjetrën dhe që vështirë do te dalin pa pasoja”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri