LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Koalicioni i rançit të Prapashticës

Molliqaj: Koalicioni i rançit të Prapashticës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, se po zhvillojnë takime fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka pohuar se LVV-së iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.

“Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së ‘mirës së popullit’. Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, transmeton Telegrafi.


Në shkrimin e bërë, Molliqaj ka thënë se këto janë shenjat e para të popullizimit në ardhje.

“Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet”, vijon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori