LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Kandidimi i Hotit për kryeministër, tregon dorëzimin e LDK-së

Molliqaj: Kandidimi i Hotit për kryeministër, tregon dorëzimin e LDK-së

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK-së, tregon dorëzimin e kësaj partie.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja.

Postimi i plotë i Molliqajt:


Kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së.
A vërtetë mendon LDK-ja që mundet me fitu me Avdullah Hotin? Që mundet me bë betejë nën udhëheqjen e tij? Që mundet me e luftu SHIK-un dhe PDK-në me të? Me njeriun më jokarizmatik dhe pa ndikim në LDK… Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja.
Kjo e konfirmon edhe njëherë që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj janë seriozë në synimin për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Për ta luftuar krimin e korrupsionin, për ta zhvilluar ekonominë dhe rritur barazinë.
Kjo tregon që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë.(sic.)/Telegrafi/