LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Glauku më mposhti njëherë në debat, por fitorja i takon atij që fiton në fund (Video)

Molliqaj: Glauku më mposhti njëherë në debat, por fitorja i takon atij që fiton në fund (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se disa herë u ka tërhequr vërejtjen Vetëvendosjes, për të mos sulmuar PSD-në.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e pranon se Glauk Konjufca ka fituar debatin televiziv që e kanë pasur për herë të fundit.

“Nëse e shikojmë me shikueshmëri e pranoj se debatin e ka fituar Glauku. E kam pranuar se e ka fituar Glauku. Unë e kam respektuar atë dhe çdokush mund ta sheh atë debat se unë e kam respektuar shumë Glakukun”.


Deputeti i PSD-së, thotë se personalisht ka dëshirë të konfrontohet me çdo kundërshtarë, por atë me Glaukun në atë kohë nuk e dëshironte.

“Nuk e kam bërë me Glaukun nga respekti. Ai e ka keqpërdorë atë respekt timin dhe ka ndryshuar komplet strategjinë e diskutimit. Kam mundur të largohem nga ai debat apo të them gjëra tjera, por kam vendosur ta bëj një debat për të cilin Glauku është ndjerë fitues”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Molliqaj thotë se megjithatë fitorja është për atë që fiton i fundit.

Molliqaj: Vetëvendosje më ka mbështetur për muri, iu kam thënë të mos e hapim betejën e “SHIK”-ut (Video)
Lexo po ashtu Molliqaj: Vetëvendosje më ka mbështetur për muri, iu kam thënë të mos e hapim betejën e “SHIK”-ut (Video)

“Unë kam duruar tërë kohën akuza. Glauku është bërë altoparlant i këtyre sulmeve ndaj PSD. Edhe në seancë kur kam folur për herë të parë për SHIK-un, iu kam thënë ju lutem mos përdorni fjalën “pazar”, “SHIK”, mos thoni  ju ka thënë Kadria, sepse pastaj duhet të tregoj se çka ju ka bërë Kadria juve”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori