LAJMI I FUNDIT:

Mobilizimi në Rusi, i riu hyri në zyrën e rekrutimit me një pushkë dhe filloi të qëllonte – plagosi edhe shefin e zyrës

Mobilizimi në Rusi, i riu hyri në zyrën e rekrutimit me një pushkë dhe filloi të qëllonte – plagosi edhe shefin e zyrës

Mobilizimi i parë ushtarak i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin presidenti Vladimir Putin njoftoi të mërkurën, shkaktoi protesta në dhjetëra qytete në të gjithë vendin.

Dhe zemërimi i publikut duket të jetë veçanërisht i fortë në rajonet e varfra me pakica etnike si Dagestani, një rajon me shumicë myslimane i vendosur në brigjet e Detit Kaspik në Kaukazin e Veriut malor.


Për të treguar kundërshtimin që po i bëhet një vendimi të tillë, dhjetëra video të postuara në mediat sociale treguan përleshje me policinë në kryeqytetin rajonal Makhachkala të dielën ndërsa protestuesit brohorisnin “jo luftë”.

Dhe tani është shfaqur një video e cila thuhet se vjen nga qyteti Ust-Ilimsk, në rajonin e Irkutskut.

Aty shihet se si një i ri ka sulmuar me pushkë një zyrë të rekrutimit ushtarak dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Siç supozohet, në sulm ka të plagosur dhe se në mesin e tyre është edhe shefi i zyrës së rekrutimit.

Sulmuesi, meqë ra fjala, e identifikoi veten në video si 25-vjeçari Zinin Ruslan, banor i Ust-Ilimsk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori