LAJMI I FUNDIT:

MKRS investon tri projekte kapitale në vlerë mbi dy milionë euro në Rahovec

MKRS investon tri projekte kapitale në vlerë mbi dy milionë euro në Rahovec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur dje në ambientet e MKRS-së në Prizren kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Rahovecit u nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi.

Me anë të memorandumeve të nënshkruara, Ministria përkrah financiarisht Komunën për projektet: “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe – Rahovec” me 1 milion e 50 mijë euro, “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc – Rahovec” me 550 mijë euro dhe “Renovimi i Stadiumit të Futboollit në Komunën e Rahovecit” gjithashtu me 550 mijë euro.

Mjetet financiare për këto projekte që do të implementohen gjatë viteve 2019-2021 do të ndahen në tri periudha kohore.


“Po punojmë që në çdo komunë të Kosovës sportistët të kenë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për të gjithë sportistët në vend. Nënshkruam tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit për tri projekte shumë të rëndësishme për sportistët e kësaj komune”, deklaroi Gashi.

Ndërkaq kryetari i Komunës, Smajl Latifi, u shpreh shumë i kënaqur për përkrahjen e ministrisë për të rinjtë e kësaj komune dhe falënderoi ministrin Gashi për punën dhe angazhimin e tij në mbështetje të sportistëve në vend./kp/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori