LAJMI I FUNDIT:

Mjeku: Në nëntor të vitit 2016 Prishtina do ketë 24 orë ujë

Mjeku: Në nëntor të vitit 2016 Prishtina do ketë 24 orë ujë

Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në “Kosova Direkt” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se kompania që e furnizon Prishtinën me ujë, do të jetë e gatshme që t’i përmbushë nevojat e qytetarëve për festën e Vitit të Ri.

“Kapacitetet maksimale prodhuese nga liqeni i Badovcit, do të punojnë tërë kohën. Në 7 komunat që janë në zonën e shërbimit furnizimi do të jetë i kënaqshëm. Ekipet i kemi të gatshme për intervenim për çfarëdo avarie serioze. 044 520 270, është numri ku qytetarët mund të thërrasin dhe të raportojnë për shkëputje të ujit apo ndonjë problem”.

Ajo ndër të tjerash u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në shtëpitë e tyre me gypat e furnizimit me ujë dhe se temperaturat e ulëta bëjnë që furnizimi me ujë të jetë më i vështirë.


“Kemi të bëjmë me temperatura të ulëta dhe furnizimi është pak më i vështirë. Këshillojmë që njerëzit t’i izolojnë ujëmatësit e tyre në mënyrë që të mos kenë telashe me ujin”.

viber image

Mjeku po ashtu ka thënë se është nëntori i vitit 2016 muaji kur kryeqyteti do të ketë 24 orë ujë, kjo për shkak se do të hapet edhe një fabrikë prodhuese e ujit.

“Në ujësjellës ne gjithmonë bëjmë diçka ndryshe. Për momentin po investojmë në përmirësimin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Në nëntor të vitit 2016 do të përfundojë fabrika e prodhimit të ujit në Shkabaj dhe kjo do të jetë fundi i reduktimeve të ujit, do të ketë furnizim për 24 orë”. /Klankosova/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori