Mjeku kujdestar në QKUK, Skender Fetahu ka thënë se njëri nga tre të aksidentuarit në QKUK është në gjendje shumë të rëndë.
Fetahu, në një lidhje direkte nga QKUK për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe dy të lënduarit tjerë janë në gjendje të rëndë pas aksidentit të ndodhur në Gjilan.
“Ndërrimi ynë ka pranuar tri raste ku dy nga ta kanë pasur politrauma të rënda ndërsa njëri rast me politrauma pak më të lehta. Njëri nga rastet që është në sallën e operacionit është në gjendje shumë të rëndë ku është duke iu bërë një ndërhyrje neurokirurgjike”.
Mjeku kujdestar ka thënë se te tria rastet janë të rënda, por njëri nga ta është shumë i rëndë.
“Gjendja e njërit rast shumë e rëndë ndërsa dy tjerat pak me të lehta se i pari por mbesin edhe ato në gjendje të rëndë. Nuk mund të themi se rastet janë të lehta”.
Fetahu ka thënë se tre të aksidentuarit kanë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit por edhe në kohë.
“Rasti që është në sallën e operimit ka pasur trauma të kokës dhe është duke iu nënshtruar operacionit. Rasti i dytë ka pasur fraktura të brinjëve dhe të shtyllës kurrizore ndërsa rasti i tretë është me trauma të kokës”, tha ndër të tjera mjeku kujdestar Skender Fetahu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!