Mjekët kanë bërë një listë në kujtim të kolegëve të cilët kanë vdekur në vendin e punës, lista tashmë ka 100 emra. Ministria e Shëndetësisë ruse heshtë.
Dy javë më parë, një “listë e kujtimeve” u publikua në internet. Në atë listë përfshiheshin mjekë rus dhe bjellorusë, infermier dhe punëtorë të tjerë shëndetësor, të cilët vdiqën gjatë pandemisë së Coronavirusit.
Deri më datë 5 maj, kjo listë është mbushur me 100 emra. Aty gjendet edhe anesteziologu Sergei Beloshitsky, i cili punoi me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe njëkohësisht u infektua në punë; radiologu Vladimir Fioshin nga rajoni Ulyanovsk; infermierja Natalia Khechumova nga Gatchina, etj.
Në atë listë gjenden edhe mjekë nga vendet e tjera: kiropraktori Zhang Junfeng, i cili vdiq në Rostov-on-Don dhe tekniku dentar Jean-Louis Cavalli, i cili punoi në Qendrën e Mjekësisë Evropiane.
Njëri nga krijuesit e kësaj liste, kardiologu Aleksey Erlikh tha për gazetën ruse Novoya Gazeta se, “ne këto të dhëna i kemi marrë nga kolegët dhe miqtë e atyre të raportuar si të vdekur. Ne nuk bëjmë kontrolle të dyfishta të emrave dhe mbiemrave të tyre”.
Ai vuri në dukje se kjo është një “listë e pa verifikuar e statistikave”.
“Ne mund edhe të kemi diskutime të gjata për këtë gjë, nëse këto vdekje kanë ndodhur ose jo për shkak të Coronavirusit”, thotë Elrikh.
Ndërsa vetëm njëri i paraqitur në këtë listë, përshkruhet si “i vdekur për shkak të infektimit me Coronavirus”. Të afërmit ose kolegët shëndetësor zakonisht raportojnë vdekjen e kolegëve të punës, por më shpesh këta të fundit.
Neuro-kirurgu Alexey Kashcheev tutje shton se, ai personalisht ka njohur dy persona të cilët gjenden në këtë listë dhe mbi të gjitha kjo është një kujtesë e njerëzve dhe ata janë kolegët e tyre.
Kashcheev shton se, “për shembull, profesor Kapitanov. Ai ishte një oroneurolog dhe otoneurokirug i famshëm nga Instituti Burdenko. Kemi punuar në të njëjtin kat dhe kemi bërë fitnes në të njëjtën palestër”.
Sipas Kascheev, krijimi i një liste të tillë do të ndihmonte familjet e punonjësve shëndetësor të vdekur, për të marrë paga nga shteti.
Kascheev tutje thotë se, “është shumë e rëndësishme të potencohet se jo të gjithë këta njerëz kanë punuar me pacientë të prekur me Coronavirus. Ata thjeshtë kanë vazhduar të punojnë në kushtet e Coronavirusit. Andaj edhe mjekët që punojnë në kushte të tilla janë gjithnjë e më shumë në rrezik. Ky është mendimi im personal dhe unë mendoj se shteti duhet të konsiderojë një lloj pagese për familjet e tyre, sepse këta njerëz, thënë me terma ushtarak, vdiqën në krye të detyrës”.
Shefi i epidemiologëve të pavarur të Ministrisë së Shëndetësisë ruse, Nikolay Briko, përmendi “Listën e Kujtesës” më 29 prill dhe më pas vuri në dukje se në të gjenden më shumë se 70 emra.
“Në vendin tonë në shumë rajone ka zona të shumta të sëmundjes me Coronavirus dhe kryesisht në organizata shëndetësore”, thotë ai.
Vetëm një numër rastesh, autoritetet ruse raportuan vdekjen e mjekëve me COVID-19. Për shembull, komiteti i shëndetit të qytetit të Shën Petersburgut, javën e kaluar foli për vdekjen e katër infermierëve. Në të njëjtën kohë ata deklaruan se “ata ose kishin sëmundje të tjera serioze që çuan në vdekjen e tyre, ose nuk ishin infektuar gjatë kohës sa ishin në detyrë”.
Nuk dihet nëse ekziston një listë zyrtare e punonjësve shëndetësor të cilët kanë vdekur nga Coronavirusi dhe kjo ende mbetet e pa qartë. Ministria e Shëndetësisë ruse nuk ju përgjigj kërkesës së Novaya Gazeta, nëse ekzistojnë statistika të punëtorëve shëndetësor rus të infektuar apo vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri