LAJMI I FUNDIT:

Nuk u besojnë të dhënave zyrtare, mjekët rus mbajnë shënime për vdekjet e kolegëve të tyre nga COVID-19

Nuk u besojnë të dhënave zyrtare, mjekët rus mbajnë shënime për vdekjet e kolegëve të tyre nga COVID-19

Mjekët rusë dhe ata bjellorusë, të cilët nuk besojnë në të dhënat zyrtare për rastet e Coronavirusit, kanë filluar përpilimin e një liste jozyrtare të kolegëve të tyre që kanë vdekur nga ky virus.

Sipas medieve ruse, lajmi vjen deri sa një numër në rritje i spitaleve në të gjithë Rusinë kanë raportuar për një përhapje shpejtë të COVID-19 midis mjekëve dhe pacientëve gjatë javëve të fundit, përcjell Telegrafi.


Që në fillim të javës, të paktën 69 mjekë në të dy vendet kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me Coronavirusin.

“Disa mjekë janë infektuar gjatë punës, të tjerët jo”, ka shkruar anesteziologu dhe mjeku i ICU-së, Vladimir Budyansky.

“Pse duhet që mjekët të mbajnë një listë të tyre? Shumë e thjeshtë, ata nuk i besojnë statistikave. Ata e dinë se si duket [COVID-19], kështu që ata nuk do të besojnë atë që u thonë ministritë”, shkruan MBKH Media duke cituar kirurgjikun Alexei Kashcheyev.

Mjekja e dytë ruse bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19
Lexo po ashtu Mjekja e dytë ruse bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Në listë renditen 22 mjekë nga qyteti i Moskës dhe 12 profesionistë mjekësorë të rajonit të Moskës që janë prekur nga virusi.

Kryeqyteti rus dhe rajoni i tij përreth, me një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorë, janë dy territoret më të goditura nga COVID-19 apo mbi 55 mijë raste të regjistruara brenda një jave.

Tetë mjekë kanë vdekur në Shën Petersburg, territori i tretë më i prekur në Rusi me 3,238 raste, kurse pesë mjekë kanë vdekur në Republikën e Dagestanit, rajoni i pestë i vendit më i prekur me Coronavirus.

Aktualisht Rusia ka konfirmuar 794 vdekje nga virusi në të gjithë vendin, duke raportuar mbi 87 mijë infektime dhe me këtë ka tejkaluar Kinën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori