Kina ka reaguar me zemërim pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i referohej coronavirusit si “kinez”.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme paralajmëroi se SHBA duhet të “shikojë punët e veta” përpara se të stigmatizojë Kinën.
Ndryshe, rastet e para të Covid-19 u regjistruan në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019.
Sidoqoftë, javën e kaluar një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ndau një teori konspirative, duke pretenduar se Ushtria amerikane e kishte sjellë atë në rajon.
Akuza e pabazuar bëri që Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, të kërkojë nga Kina të ndalojë përhapjen e “dezinformatave”, ndërsa u përpoq “të zhvendoste fajin” për shpërthimin.
Siç raportohet, deri më tani, mbi 170,000 raste janë regjistruar në të gjithë botën, me më shumë se 80,000 në Kinë.
Sidoqoftë, të martën, Pekini tha se kishte regjistruar vetëm një rast të ri në Kinë, me të gjitha rastet e tjera të reja të sjellura në vend.
Por, çfarë tha Trump, për të cilën deklaratë reagoi Kina?
Presidenti amerikan publikoi një postim në Twitter të hënën duke e përshkruar coronavirusin – që shkakton sëmundjen Covid-19 – si “virusin kinez”.
Sipas BBC, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar kundër lidhjes së virusit në ndonjë zonë ose grup të veçantë, për shkak të rrezikut të stigmatizimit.
Sidoqoftë, një numër i zyrtarëve të administratës amerikane e kanë cilësuar atë si virusin kinez. Ndërkohë, z. Pompeo i është referuar vazhdimisht “virusi Wuhan”.
Cili ishte reagimi?
Geng Shuang, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, tha se tweet-i është “stigmatizimi i Kinës”.
“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të korrigjojë gabimin e saj dhe të ndalojë akuzat e saj të pabaza ndaj Kinës”, shtoi ai.
Agjensia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, tha se gjuha e zotit Trump ishte “raciste dhe ksenofobike” dhe zbuloi “papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e politikanëve”, duke rrezikuar në rritje frikën ndaj virusit.
Po sipas BBC, kritika kanë ardhur edhe nga brenda SHBA-së, me kryetarin e bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, duke thënë se fraza rrezikonte “të nxiste më shumë fanatizëm” kundër aziatiko-amerikanëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti