LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kësti i parë për Greqinë

Miratohet kësti i parë për Greqinë

Ministrat e financave të Eurozonës kanë miratuar këstin e parë prej 86 miliardë eurosh për Greqinë, pasi kanë marrë mbështetje nga parlamentet e vendeve anëtare.

Greqia thuhet se do të marrë 23 miliardë euro, që do t’i lejojnë asaj të bëjë pagesën e kredisë prej 3.4 miliardë dollarësh Bankës Qendrore Evropiane.

Komisionari i BE-së, Valdis Dombrovskis ka thënë se miratimi i këtij kësti të parë, është i rëndësishëm për Greqinë.


“Autoritetet greke kanë mundësi për të rivendosur stabilitetin financiar. Zbatimi i reformave është ajo që ka rëndësi në fund”, ka shkruar ai në Twitter.

Marrëveshja e shpëtimit të Greqisë e Bashkimit Evropian, shkon përtej menaxhimit ekonomik dhe përfshinë rishikim të gjerë të sistemit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale të Greqisë. Po ashtu përfshinë reforma në praktikat në biznes si dhe në administratën publike. /Telegrafi/