LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori zviceran Lebet, mirëpret anulimin e procesit të emërimit të noterëve

Ambasadori zviceran Lebet, mirëpret anulimin e procesit të emërimit të noterëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur në një takim njoftues, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Lebet e ka uruar ministren Albulena Haxhiu për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë dhe ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahjen e shtetit zviceran në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Lebet theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar qe t’i avancojë edhe më tej projektet e përbashkëta dhe gjithashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me qëllim të ndërtimit të besimit në drejtësi dhe shtetin e së drejtës.


Po ashtu, Ambasadori Lebet ka mirëpritur anulimin e procesit të emërimit të noterëve dhe ka uruar ministren Haxhiu për hapat e parë të ndërmarrura drejt procesit të vettingut.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin e saj për raportin dhe marrëdhënien e mirë që ka shteti zviceran me Republikën e Kosovës dhe njëherit ka falënderuar Ambasadorin Lebet për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ambasadori Lebet ka falënderuar ministren Haxhiu për vullnetin e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen në shumë fusha dhe njëherit theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raportit të shkëlqyeshëm që ka me Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori