Ministria e Sportit mbështetet me rreth 250 mijë euro Federatën e Basketbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj federate, Arben Fetahu.
Gjatë kësaj vizite ministri Gashi dhe kryetari Fetahu nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Sipas memorandumit të nënshkruar, Federata mbështetet nga Ministria me 248 mijë e 472 euro.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është mbështetja financiare e Federatës së Basketbollit në realizimin e synimeve dhe objektivave të saj për periudhën janar-dhjetor 2019, duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën e sportit dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Konkretisht, Federata e Basketbollit të Kosovës, mjetet financiare të pranuara do t’i shfrytëzojë për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, avancimin e sportit cilësor, për mjekësinë sportive, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet për minoritetet dhe sportin multietnik, për personat me aftësi të kufizuara, etj.
Me këtë rast ministri Gashi tha se “është kënaqësi e veçantë që jam sot në ambientet e Federatës së Basketbollit, një institucion shumë i rëndësishëm i zhvillimit të sportit. Është fat i mirë që jemi në një fazë shumë të rëndësishme të sukseseve dhe rezultateve që ka pas kjo federatë dhe basketbolli në Republikën e Kosovës”.
Ai theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bëhet me një vullnet të madh dhe vjen si rezultat i sukseseve që i ka sjellë Kosovës basketbolli sidomos në fundin e vitit 2018 të cilin ministri tha se e konsideron si periudhë historike për basketbollin.
“Ne diskutuam edhe disa çështje të rëndësishme që na presin bashkë si Ministri e Sportit bashkë me Federatën e Basketbollit në kuptimin e avancimit të infrastrukturës. Është fat i mirë që këtë vit kemi filluar dhe kemi përuruar dy palestra sportive të cilat kanë qenë për vite të pa përfunduara dhe tashmë Kosovës ia kemi dhënë njërën prej palestrave më të bukura siç ka qenë ajo e Rahovecit dhe ku u organizua kampionati, po ashtu edhe palestrën e Shtimes dhe besoj që për një periudhë të shkurtë do t’i kemi të përfunduara edhe palestrat tjera” , ku këtu përmendi se shumë shpejtë do të përfundoj palestra së Istogut, e Skenderajt, Deçanit dhe Kaçanikut duke njoftuar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për palestrën në Dragash.
“Kjo bëhet në mënyrë që të gjitha komunave në Kosovë do t’i japim hapësira infrastrukturore për zhvillimin e sportit e sidomos basketbollit, sport ky i cili i ka sjell shumë rezultate Kosovës”, tha ministri Gashi.
Ai po ashtu tha se bashkë me kryetarin u dakorduan për mundësinë e ndërtimit të një palestre të re në Prishtinë duke thënë se është një projekt kapital i rëndësishëm për basketbollin dhe sporteve tjera
“Aktualisht në Prishtinë janë dy palestra, një Tetori dhe te pallati i Rinisë por nuk i plotësojnë kriteret e FIBA-s. Federata e ka marrë përgjegjësinë së bashku me Komunën për sigurimin e parcelës kurse ne me i nda mjetet në mënyrë që pas rishikimit të buxhetit në Qershor të krijohet mundësia të filloj.
Ndërkaq, kryetari i Federatës u shpreh po ashtu i kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi. Ai falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj sportistëve dhe për avancimin e basketbollit në Kosovë.
Ai po ashtu tha “Ju siguroj se në tërë këtë punë që po bëhet në Federatën e Basketbollit ju keni vërtetë ndikim dhe merita. Shpresoj se zhvillimi i sportit do të përkoj me zhvillimin e Kosovës dhe vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë mjete në dispozicion për t’i ndihmuar fëmijët tanë, sportistët tanë dhe do të kemi edhe më shumë rezultate”.
Ai po ashtu falënderoi ministrin edhe për përkrahjen e dhënë për organizimin e vajzave U20. “Sivjet kemi edhe një organizim madhor në të vajzave të U20 të divizionit B dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë organizime si ky por edhe të niveleve më të larta”, tha në fund kryetari Fetahu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Barcelonës zbulon se ka mundur të luante për Kroacinë në Kupën e Botës 2018

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës