Ministria e Inovacionet dhe Ndërmarrësisë ka reaguar ndaj disa raportimeve në mediat dhe rrjetet sociale rreth procesit të punësimit në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Sipas reagimit, “në këto ka raportime të mangëta dhe të pa argumentuara, të cilat me dashje ose pa dashje tentojnë ta dëmtojnë kredibilitetin institucional të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe në raste të caktuara kredibilitetin personal të ministrit Besim Beqaj”.
Njëkohësisht, siç thuhet tutje, në tekste ka edhe konstatime të paqëndrueshme se kinse ministri Beqaj është i akuzuar për veprën penale të korrupsionit, gjë që nuk është e vërtetë pasi ai është akuzuar për veprën penale të “shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës”.
“Ju njoftojmë, se punësimi në stafin civil i nënshtrohet Ligjit mbi Shërbimin Civil, Nr. 03/L-149 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Rregullores 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil”.
“Sipas ligjit mbi Shërbyesit Civil dhe akteve nënligjore, procedurat e rekrutimit i organizon dhe i udhëheqë komisioni i posaçëm”.
“Me ligj është paraparë edhe formimin i komisioneve, të cilat shqyrtojnë ankesat në procedurat e rekrutimit dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, vendimi i të cilit është përfundimtar dhe i obligueshëm. Në rastin në fjalë në asnjërën nga instancat e përmendura nuk ka pasur ankesa”.
“Të vetmit të punësuar të cilët i zgjedhë dhe i emëron ministri është stafi i kabinetit të tij, të gjithë të tjerët zgjedhën dhe emërohen sipas procedurave të parapara me ligj”, thuhet tutje në reagim.
Në fund, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i fton të gjitha mediat dhe të interesuarit për bashkëpunim dhe raportim të drejtë, korrekt dhe me fakte për aktivitetet e ministrisë, por edhe për parregullsitë eventuale të cilat mund të hasen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker