LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku, njofton ambasadorin italian për ambientin e biznesit në vend

Ministri Zharku, njofton ambasadorin italian për ambientin e biznesit në vend

Njohja më për së afërmi me ambientin e biznesit në Kosovë, në veçanti ofrimi i mundësive të Kosovë për investime të jashtme, ka qenë temë diskutimi mes Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharkut dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë Michael Giffoni, me bashkëpunëtorë.

Ministri Zharku, gjatë takimit ka falënderuar mysafirët për përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep shteti italian Kosovës, si në fushën politike po ashtu edhe në fushën ekonomike.

“Interesimi dhe kooperimi në fushën ekonomike në mes të dy vendeve, kushtet për investime italiane në Kosovë, lehtësirat administrative për investitorët e jashtëm dhe një varg mundësish tjera që ofron Kosova, ishin disa nga pikat që u biseduan në këtë takim”. /Telegrafi/