LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku në takim pune në Bruksel

Ministri Zharku në takim pune në Bruksel

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, i shoqëruar edhe nga drejtori i Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Naser Grajçevci, po marrin pjesë në një takim pune në Parlamentin Evropian në Bruksel, me temë " Qasja në financat e NVM-ve evropiane".

Bazuar në një njoftim zyrtar të MTI-së, në këtë takim, ministri Zharku paraqiti synimet e institucioneve kosovare për zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe.

"Këto synime, ministri Zharku i shpalosi edhe në takimet që pati me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian dhe me zyrtarë tjerë të rëndësishëm të kësaj fushe". /Telegrafi/