LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku merr pjesë në Forumin Alpbah

Ministri Zharku merr pjesë në Forumin Alpbah

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ndodhet për vizitë në Austri ku do të marrë pjesë në Forumin Alpbah i cili i zhvillon punimet sot. Ministri Zharku do të do të flasëe për zhvillimet politike dhe sidomos ato ekonomike të Kosovës pas pavarësisë së saj.

Po ashtu ai do të ketë një takim edhe me koordinatorin e Evropës Juglindore Erhard Busek, si dhe me kryetarin e Shoqatës së Industrialistëve të Austrisë, Dr. Veit Sorger.

Gjatë takimit do të diskutohet për zhvillimet ekonomike të Kosovës dhe për investime të mundshme.

Seria e takimeve të ministrit Zharku përfshin edhe takimin me ministrin austriak të Ekonomisë, Bartenshtajn. Ndërkaq takimi me përfaqësuesit e Kompanisë "Soravia Group" do të zhvillohet nesër më 28 gusht.