Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, në selinë e ministrisë së mbrojtjes kroate, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, u prit në takim nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banožić.
Sipas një njoftimi për media, në takimin mes tyre u diskutua rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes, pastaj rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë.
Gjatë këtij takimi, siç thuhet në njoftim ministri Banožić, ndër të tjera, theksoi miqësinë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive në veçanti.
Ai ndër të tjera theksoi se është koha që bashkëpunimin bilateral t’a ngrisin në nivel edhe më të lartë në kontekstin e Memorandumit të ri të Mirëkuptimit midis dy ministrive, i cili është duke u përgatitur, dhe i cili do të përfshijë modalitete të reja të bashkëpunimit.
“Do të jetë një projekt kompleks shumëvjeçar, por besoj se ky bashkëpunim do të lidhë më tej vendet tona në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik” tha ai.
Ministri Banožić gjithashtu njoftoi dhe ftoi Ministrin Mehaj në Ekspozitën dhe Konferencën Ushtarake dhe Ajrore të Adriatikut – ASDA, e cila është planifikuar të mbahet këtë vjeshtë në Split.
Nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi ministrin Banožić për mbështetjen e vazhdueshme shumëvjeçare, duke theksuar se kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës.
Ai tha se ishte një nder i madh për të që është në Kroaci, të cilën Republika e Kosovës e sheh si një nga partnerët dhe mentorët më të fortë rajonalë në procesin e tranzicionit dhe avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Stabiliteti dhe siguria rajonale mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve dhe bashkëpunimit të përbashkët,” tha ministri, duke shprehur kënaqësinë me presidencën e Kroacisë të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) të këtij viti, duke theksuar se ai shpreson që Republika e Kosovës së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i Kartës.
“Ne jemi mirënjohës Kroacisë për mbështetjen e saj gjatë gjithë këtyre viteve. Ne e shohim Kroacinë si një mentor dhe mësimet e nxjerra do të ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt NATO-s. Sot në Kosovë kemi pasur garën tradicionale për ushtarin më të mirë dhe unë sapo morra informacion se një ushtar i Ushtrisë Kroate fitoi garën. Urime për suksesin”, tha në fund Ministri i Kosovës dhe ftoi Ministrin Banožić në Prishtinë për të nënshkruar Memorandumin e ri të Mirëkuptimit.
Gjatë vizitës katërditore, ministri Mehaj me delegacionin e tij, zhvilloi vizitat në kompanitë prodhuese për t’u njohur nga afër me cilësinë e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë kroate të industrinë e mbrojtjes.
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ministri Mehaj, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu vizitoi student-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë ku është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe stafi i tij.
Gjatë vizitës, ministri Mehaj, përveç tjerash rreth institucionit përkatës, u njoftua edhe me të arriturat e studentë-kadetëve të FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë akademi.
Nga ana e tij, ministri Mehaj, nikoqirët i përgëzoi për të arriturat e akademisë ushtarake kroate duke shprehur falënderimin për përkushtimin e tyre për aftësim sa më cilësor akademik e profesional të studentë-kadetëve tanë.
Në bashkëbisedim të afërt me studentë-kadetët kosovar, ndër të tjera, ai i inkurajoi ata për angazhim maksimal në studime për aftësim sa më të lartë akademik dhe profesional në funksion të karrierës së tyre ushtarake si dhe përgjegjësive që i presin në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës