LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lekaj tregon pse kontrata me Bechtel-Enkan nuk guxon të publikohet (Video)

Ministri Lekaj tregon pse kontrata me Bechtel-Enkan nuk guxon të publikohet (Video)

Ministri Lekaj ka thënë se kontrata nuk mund të publikohet pa një vendim të gjykatës sepse po të ndodhte ndryshe do të dyfishohej shuma e dëmshpërblimit.

“Kontratën unë nuk e kam nënshkruar, dhe neni 1.9 i kontratës e saktëson se palët nënshkruese, pjesën komerciale duhet ta mbajnë konfidenciale”, deklaroi Lekaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai ka treguar për pasojat e mundshme në rast të publikimit të detajeve financiare të kontratës.


“Pa një vendim gjykate, ne nuk kemi të drejtë të publikojmë kontratën, sepse shuma e dëmshpërblimit do të dyfishohej, për mosrespektim kontrate”, ka thënë Lekaj duke shtuar se ky rast dallon nga rastet e tjera, përcjell Telegrafi.

Ministri është shprehur i hapur për të publikuar kontratën e autostradës, nëse gjykata kompetente merr ndonjë vendim për publikim.

“Kur do që gjykata të marrë ndonjë vendim për publikim të kësaj kontrate, unë nuk kam çfarë të fshehë, sepse unë nuk e kam nënshkruar atë kontratë”.

Lekaj thotë se ndjehet keq pse ka ndodhë ky dënim, kur buxheti ka ekzistuar.

“53 milion euro nuk janë pak. Buxheti ka ekzistuar, dhe është dashtë që projekti të implementohet për 42 muaj. Kontraktori është dashtë të vihet para aktit të kryer”, ka thënë më tej Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj./Telegrafi/

https://youtu.be/XfQVswr5YPY

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori