LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit: Izraeli e Kosova ndajnë të njëjtat vlera, presim të thellojmë bashkëpunimin

Ministri izraelit: Izraeli e Kosova ndajnë të njëjtat vlera, presim të thellojmë bashkëpunimin

Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej pas takimit me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është nder për të që të jetë sot për vizitë në Kosovë, duke e quajtur këtë si moment historik.

Ai ka thënë se vjen për vizitë në Kosovë një vit pas vendosjes së marrëdhënieve si dy shtete.

“Vij këtu në emër të shtetit të Izraelit që t’ju them juve dhe popullit të Kosovës se krahët tonë janë të hapur. Ne duam të avancojmë marrëdhënien e veçantë dhe ta fuqizojmë e thellojmë atë”, u shpreh ministri Frej.


Ai theksoi se Izraeli dhe Kosova kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, jemi nga e njëjta fqinjësi ndajmë të njëjtat vlera dhe e duam demokracinë. Ne e promovojmë bashkekzistencës për shoqëritë tona të përbashkëta dhe tolerancën”, u tha Frej.

Ministri izraelit theksoi se e “ne e kuptojmë çmimin e konfliktit dhe luftën për pavarësi, jemi vende të vogla që të dyja me kapital dhe resurse të pasura”

“Jam në vizitën time të parë këtu në Kosovë, dhe ky është vetëm fillimi dhe shpresoj që ky fillim do të na sjellë neve të jemi më të bashkuar dhe më të fuqishëm me njëri-tjetrin”, tha Frej.

Ai foli edhe për investimet e mundshme të Izraelit në Kosovë, duke thënë se fillimisht për të ndërtuar diçka u nevojitet një proces.

“Çdo gjë që të ndërtojmë na nevojitet një proces, është vizita e parë e ministrit izraelit në Kosovë. Ne duhet të gjejmë mundësitë në cilën fushë  do të investojmë shembull në bujqësi, siguri apo fusha tjera. Pastaj populli i izraelit dhe qeveria e izraelit do të bëjë investimet e para në Kosovë, por së pari na nevojitet që të njohim njëri-tjetrin”, tha ministri Frej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori