Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Do të hetohen në nivelin më të lartë (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar opinionin rreth vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në QKUK, ku ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar të gjitha inspektoratet që të fillojnë hetimet e pavarura dhe të detajuara.
Përmes një deklarate publike ministri Ismaili, ka theksuar se ka ngritur çështjen në nivelin më të lartë.
Deklarata e plotë:
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përmes një deklarate për publik, dëshiron të informojë opinionin lidhur me veprimet konkrete të ndërmarrë nga ana e tij lidhur me rastet e raportuara për “vdekjet e dyshimta” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dëshiroj të njoftoj të gjithë qytetarët e vendit për disa veprime konkrete që kemi marrë që nga e hëna për rastin e raportuar mbi vdekjet në QKUK
• Të gjitha inspektoratet e Ministrisë Shëndetësisë janë urdhëruar të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara;
• Në mënyrë që ky rast të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh, kam kërkuar që ekipet e inspektorëve të udhëhiqen nga zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve si p.sh Kryeinspektorja e Inspektoratit te Shëndetësisë, U.D Kryeinspektorit Farmaceutik, Drejtori i Laboratorit për Kontroll të Cilësisë;
● Kemi kërkuar raportim të rregullt nga SHSKUK-ja, për hetimet në sfera të tjera;
● Ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat;
● Rekomandimet e ekipeve të MSh-së janë që për disa çështje të bëjmë edhe analiza jashtë vendit, dhe unë kam autorizuar zyrtarët e Ministrisë për të filluar menjëherë këtë;
● Kam kërkuar nga të gjitha palët, që procesi të jetë transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë. Po ashtu, ekipet e MSh, janë duke monitoruar edhe punën e ekipeve të QKUK-së.
Duke ditur ndjeshmërinë e rastit, kam ngritur çështjet në nivelin më të lartë, dhe pa dashur të paragjykoj ndonjë rezultat apo vendim, dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët se çfarëdo prove e keq-menaxhimit, neglizhencës ose ndonjë faktori tjetër, do ta ketë përgjigjen e menjëhershme institucionale.
Shërbimet e sigurta mjekësore dhe trajtimi i dinjitetshëm, janë e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe çfarëdo tentimi për të dëmtuar shërbimet për përfitime, apo për të neglizhuar situatat, do të ndëshkohet. Unë jam i vetëdijshëm për sfidat që ka ky resor dhe pikërisht për këtë, me ekipin tim, do të jemi të pa-kompromis ndaj të gjithë atyre faktorëve që kanë ndikuar apo ndikojnë që gjendja në shëndetësi të mos jetë ajo që qytetarët e dëshirojnë.
Në asnjë rrethanë nuk do të tolerojmë më neglizhencën apo çfarëdo veprimi tjetër, që e ndalë progresin në shëndetësi.
Kjo është dita e dytë e punës sonë dhe do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe intensiv, por më shumë përkushtim dhe vullnet politik do të adresojmë sfidat kryesore të shëndetësisë, duke investuar në shërbime më të mira, kushte shumë më të mira, menaxhim më të mirë, e po ashtu, duke luftuar pakushte çdo dukuri që e lë mbrapa këtë resor; korrupsionin, keq-menaxhimin, shërbimet jo-adekuate dhe çfarëdo pengese tjetër. Për këtë kemi nevojë për mbështetjen e sinqertë të qytetarëve dhe çdo akteri tjetër që ka përgjegjësi në këtë segment. /Telegrafi/
Çfarë po ndodh në QKUK? Nisin hetimet pas vdekjeve të dyshimta në këtë spital
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë