LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Rregullorja për sponsorizime do të rrisë aktivitetet dhe cilësinë

Ministri Gashi: Rregullorja për sponsorizime do të rrisë aktivitetet dhe cilësinë
Ministri i sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.

Sipas rregullores parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridik ose fizik, vendor apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizik apo juridik, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror.

Ministri Kujtim Gashi e cilësoi këtë akt nënligjor jashtëzakonisht të rëndësishëm i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përkrahjen më të madhe të aktiviteteve që planifikohen të organizohen në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.


“Përmes kësaj rregulloreje qartësohet mënyra dhe procedurat e sponsorizimit për ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë”.

“I inkurajoj bizneset dhe të interesuarit e tjerë që të sponsorizojnë në kulturë, rini dhe sport, sepse kësisoj do të rritet numri i aktiviteteve dhe do të avancohen këto fusha. Synojmë që përmes kësaj politike të re do të ngritët edhe cilësia”, tha ministri Gashi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Premier League
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori