Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se nuk ka asnjë arsye që ura mbi lumin Ibër të mos hapet, derisa potencon se tashmë është bërë edhe shqyrtimi teknik i urës.
Në një intervistë për kp, ministri Aliu thekson se punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, të filluara para rreth tetë viteve, pritet që të përfundojnë në fund të vitit 2024.
Përveç kësaj, Aliu flet edhe për punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, për çka thotë se është hasur në vështirësi gjatë procesit.
Ai potencon se nuk mund të premtohet diçka konkrete rreth këtyre punimeve, pasi ka pasur shembje të cilat ndikuan komplet në ndryshim të projektit.
Ndërkaq, ai thekson se synimi i radhës mbetet hapja e korridorit ajror me Malin e Zi.
“Ajo është çështje politike në të cilën ne si ministri jemi të përfshirë në aspektin teknik të saj. Sa i përket aspektit teknik, është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim përgjigje. Unë mendoj që në aspektin teknik është, po flas paraprakisht nuk shohim që ka ndonjë problem, por megjithatë shqyrtimet do të japin rezultatet e veta në aspektin teknik të funksionimit të urës. Marrëveshja politike ekziston shumë herë dhe është dashur të hapet. Nuk ka ndonjë arsye të mos hapet, urat bashkojnë njerëzit”, thotë Aliu.
Aliu potencon se sipas dinamikës aktuale, në magjistralen Prishtinë-Podujevë pritet që në fund të këtij viti të ketë frekuentim të rregullt me katër korsi.
“Ne jemi duke bërë çmos që punët në magjistralen Prishtinë-Podujevë të ecin sipas dinamikës që është e paraparë dhe ashtu është duke ndodhur. Pra, brenda afatit një vjeçar, që mendojmë që në fundin e këtij viti do të kemi frekuentim të rregullt, me katër korsi të kësaj rruge”, potencon Aliu.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë pritet të kryhen brenda këtij viti, porse nuk e premton të njëjtën për autostradën Prishtinë-Gjilan.
“Te rruga në Mitrovicë ka një dinamikë të rregullt, edhe atje presim që gjithçka ta kryejmë brenda këtij viti. Sidomos pjesën që e kemi veç me katër korsi deri në Vushtrri, veçse e kemi pothuajse të përfunduar. Tek pjesa e Gjilanit kemi vështirësi. Ka pasur disa probleme me skarpatet, ka pasur shembje të ndryshme, që kanë detyruar të ndryshohet komplet projekti. Janë probleme të vazhdueshme që janë punë të kontraktuara më herët. Nuk mund të jap premtim tek rruga e Gjilanit, por jemi duke u munduar maksimalisht”, thekson Aliu.
Përveç këtyre, Aliu tregon se korridori ajror me Shqipërinë është në funksion, derisa shton se synimi tashmë është që të hapet edhe me Malin e Zi.
“Korridori ajror me Shqipërinë është në funksion. Mbetet korridori ajror me Malin e Zi. Pra, hapja e korridorit ajror me Shqipërinë ka bërë që rrugët ajrore nga Evropa të jenë më të shkurtra, të mos ketë nevojë të shkohet deri në Maqedoni. Tash, na mbetet para vetes që ta hapim korridorin me Malin e Zi”, thotë Aliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës