Zgjedhja e ministrave të rinj, kuadro të BDI-së dhe dorëheqja e kuadrit të vjetër, e cila së fundmi u përfshi edhe në skandale të përgjimeve në opinion ka ngjallur komente nga më të ndryshmet, shkruan Portalb.
Parashtrohet dilema se ministrat e rinj do të jenë “kamikazë partiak” apo figura që me të vërtete do të kenë qasje ndryshe nga ajo që deri më tani ka praktikuar BDI. Vallë a do të jenë të dëgjueshëm ndaj “të mëdhenjve” në parti?
Sipas politologut Idaver Sherifi, duke parë kohën e emërimit por edhe mënyrën, emërimi i ministrave të rinj nuk është bërë për t’i vënë para sfidës për të drejtuar një ministri sepse tashmë jemi në prag zgjedhjesh por fillimisht për të sfumosur frymën anti-BDI pas skandaleve të përgjimit telefonik të Musa Xhaferit me Ermira Mehmetin, si dhe për t’u prezantuar si figura të reja në BDI dhe më shumë gjasë ky ekip do të “katapultohet” në listat për deputet në zgjedhjet parlamentare.
“Sa i përket çështjes së dëgjueshmërisë ndaj më të vjetërve në këtë parti, mendoj se më shumë se më të vjetrit në parti, ata do të degjojnë atë që i ka emëruar në atë post dhe kjo nuk është gjë për t’u çuditur. Në politikë, pavarësinë në veprime një person e merr vetëm kur arrin di çka me votime dhe besim nga populli, jo me emërim”, theksoi Sherifi.
Nga ana tjetër, analisti Xhelal Neziri nuk beson se do të kenë kohë të dëshmohen ministrat e rinj dhe të sjellin frymë të re.
“Më shumë ka gjasa të jenë kamikazë partiak për shpëtim të BDI-së, e cila pas zgjedhjeve do të nxjerrë në sipërfaqe njerëzit e vjetër. Megjithatë, mendoj se disa do të jenë më të mirë se pararendësit e tyre, të cilët nuk bënë asgjë në funksion të interesit të përgjithshëm. Kanë gjasën të dëshmohen se janë aty për të mirën e përgjithshme, e jo për tenderët dhe biznis-intereset e shefave të tyre në parti”, deklaroi Neziri.
Tahiri: Ahmeti i vjetër me ekip të ri!
Vendimin e fundit të BDI-së e ka komentuar edhe profesori universitar Sefer Tahiri. Ja postimi i tij i plotë në rrjetin social “facebook”:
Tërheqja megjithatë doli të jetë taktike! I ngjan BDI-së për shkak të bekgraundit historik që ka. Vetes i thotë parti e luftës.
Emrat e rinj, pa përvojë politike dhe administrative- ekzekutive, shumica profesorë me përvojë mesatare në mësimdhënie te USHT-ja. Por ky do të jetë ekipi i ri me të cilin do të luajë BDI-ja në të ardhmen, sepse do të ishte shumë “infantile” që këto emra të luajnë vallen qeveritare vetëm dy muaj. Nuk do të ketë logjikë që pas zgjedhjeve të kthehen “të vjetërit”. Ministrat e përjetshëm. Njësoj do të jetë edhe me deputetët!
Cilido ekip, pra edhe ky i riu është më i mirë se sa ekipi i ministrave të tërhequr, disa prej të cilëve (pra jo të gjithë) në jetën e tyre përveç ministrëllëkut shterp gjë tjetër skanë bërë.
Por shtrohet pyetja sa premton rezultat ekipi i ri! Një mik im i çmuar ka shkruar moti “Vonë për gjëra….”
Unë them “Vonë për reforma të mëdha partiake”!
Tek disa emra identifikohet edhe se cilat klane brenda degëve kanë forcë më të madhe aktualisht në BDI.
E gjithë kjo do të thotë se opozita duhet të moblizohet tejmase, të ofrojë projekte, alternativa në favor të shqiptarëve nëse dëshiron rezultat të kënaqshëm në zgjedhje. Nuk flas dhe nuk apeloj më për unifikimin sepse siç po shihet ai është larg, nuk duket në horizontin politik. BESA nuk shkon me LR-PDSH-në, LR-PDSH-ja nuk shkon me RDK-ne e Fadil Zendelit, RDK-ja e Vesel Memedit i mbetet besnike deri në vdekje Ziadin Selës, UNITETI është më afër koalicionit me BESË-n, por ka qëndrim parimor që koalicioni opozitar të jetë gjithpërfshirës, por nuk ka formulë si të arrihet kjo. Njësoj si edhe RDK-ja e Fadil Zendelit, por Sela në stilin “Shife oborrin tënd, pastaj dil te komshiu” ka pasur qëndrim korrekt kur tha se “RDK-ja të tejkalojë mosmarrëveshjet”. Pas gjithë kësaj që thashë a do të ketë koalicion unifikues opozitar? Përgjigjen e dini tashmë.
Pra them që koalicioni është i mundshëm sa edhe koalicioni BDI-PDSH! Apo i dyti ka më shumë gjasa, ndonëse mendoj se ato janë më pak se minimale, pra vetëm 5 %.
E gjithë kjo jo për tjetër por BDI-së nuk i bëhet vonë nëse vazhdojmë të shkruajmë refrenin e njohur “Hyn e dil….” Vazhdimin e dini më, ka të bëjë diçka me Isuf Qamilin! Ai mund të shkojë në qeveri, njësoj si edhe në diskotekë!
Gjithë reagimet pastaj do jenë në stilin “E lagu dhelpra, se lagu dhelpra”. Bishtin!
Jo më në bisht të pushtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës