LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri
Foto: Arkiv

Nxënësit e aksidentuar të enjten në fshatin Galicë të Vushtrrisë, pas ekzaminimeve mjekësore janë liruar për në shtëpi.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i minibusit me inicialet H.S., 59 vjeç.

Shtatë nxënësit që po transportoheshin për në shkollë me minibus mbetën të lënduar për shkak të aksidentit.


Për gjendjen e tyre ka folur drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiri. Ai tha se gjendja e nxënësve është stabile.

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Tahiri për KosovaPress tregoi se dje nxënësit iu janë nënshtruar kontrolleve rutinore në Emergjencë dhe më pas janë liruar për tek familjet e tyre.

“Gjendja është shumë e mirë, është stabile. Nuk ka asgjë shqetësuese. Me sa e di unë iu kanë nënshtruar një kontrolli më të hollësishëm dhe si përfundim të gjithë janë në ambientet e tyre familjare. Janë liruar shumë herët. Dje kam qenë pothuajse tërë kohën me ta në emergjencë të spitalit, derisa u liruan të gjithë. Ka pasur një rekomandim për kontrollë rutinore në Prishtinë njëra prej nxënësve, edhe ajo është liruar për në shtëpi”, tha Tahiri.

Sipas policisë, një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten paradite në komunën e Vushtrrisë ku ka vdekur shoferi i një autobusi dhe janë lënduar disa persona.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet”, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë “pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rrugës”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Lajme
Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Lajme
Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

Lajme
Kalo në kategori