LAJMI I FUNDIT:

Milwaukee fiton ndeshjen e tretë ndaj Hawks, vetëm një fitore larg finales së madhe

Milwaukee fiton ndeshjen e tretë ndaj Hawks, vetëm një fitore larg finales së madhe

Milwaukee Bucks ka fituar ndeshjen e pestë finale të Konferencës së Lindjes.

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në palestrën Fiserv Forum, Bucks kanë triumfuar me 11 pikë diferencë, 123:112.

Të dyja skuadrat kishin mungesa të mëdha, pasi ju munguan basketbollistët kryesor si Giannis Antetokounmpo te Bucks dhe Trae Young te Hawks.


Gjithsesi në mungesë të Giannis, në skenë doli qendra Brook Lopez që ishte i pandalshëm me 33 pikë e shtatë kërcime.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Khris Middleton me 26 pikë, 13 kërcime e tetë asistime, si dhe Jrue Holiday me 25 pikë e Bobby Portis që e mbylli ndeshjen me 22 pikë.

Tek mysafirët në mungesë të Young, më efikasi ishte Bogdanovic me 28 pikë.

Tani Bucks udhëheqin 3-2 me fitore në këtë seri finale, derisa i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PRw1lbqHUV4&ab_channel=MLGHighlights

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori