LAJMI I FUNDIT:

Milanit pritet t’i kushtojë 60 milionë euro rinovimi i kontratës me Leaon

Milanit pritet t’i kushtojë 60 milionë euro rinovimi i kontratës me Leaon

Rafael Leao është padyshim lojtari kryesor i Milanit, por edhe ndër më të mirët në Serie A.

Sulmuesi portugez është në top formë dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Milanin.

Rossonerët duan t’ia vazhdojnë kontratën yllit të skuadrës, por nuk është aspak një operacion i lehtë.


23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka asituar në pesë të tjerë në tetë ndeshje këtë edicion.

Drejtuesit e klubit italian po punojnë t’ia vazhdojnë kontratën, por nuk e kanë aspak lehtë pasi kërkesat e portugezit janë të larta.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Leao i ka bërë të qartë Milanit se dëshiron një pagë me tetë milionë euro neto në sezon si dhe në rast rinovimi kampioni italian duhet t’i paguajë Sporting Lisbonës 20 milionë euro, shumë që portugezi e ka humbur në gjykatë nga ish-klubi i tij.

Kërkesa e Leao është jashtëzakonisht e lartë për Milanin dhe Rossonerët duhet të vendosin nëse do t’ia plotësojnë kërkesat yllit të tyre.

Kujtojmë që Leao po kërkohet nga top klubet evropiane si PSG, Chelsea, Manchester City e Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori