LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz në rrugë – tifozët përshëndesin dhe i falënderojnë lojtarët e Anglisë pas stërvitjes së fundit

Mijëra njerëz në rrugë – tifozët përshëndesin dhe i falënderojnë lojtarët e Anglisë pas stërvitjes së fundit

Lojtarët e Anglisë aktualisht po përgatiten për ndeshjen më të madhe të futbollit për vendin e tyre në 55 vitet e fundit.

“Tre Luanët” do të luajnë finalen e tyre të parë në një turne të madh që nga viti 1966, kur presin Italinë në Wembley në finalen e Euro 2020, që zhvillohet të dielën në mbrëmje.

I gjithë kombi anglez është prapa Gareth Southgate dhe lojtarëve të tij, ndërsa  ‘It’s Coming Home’ është fraza në buzët e çdo personi anglez.


Finalja e së dielës pritet të jetë ngjarja më e shikuar në Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha kohërat, ndërsa biletat e mbetura u shitën sapo dolën në treg.

Ndërsa lojtarët e Anglisë u larguan nga St. George’s Park për herë të fundit, ata u përcollën nga mijëra tifozë të cilët dolën në rrugë për t’i përshëndetur heronjtë e tyre.

Është e jashtëzakonshme që kaq shumë tifozë të Anglisë ishin të pranishëm në këtë rrugëtim të tyre.

Edhe lojtarët dukeshin të befasuar nga pjesëmarrja e njerëzve, ku nuk munguan fjalët e bukura për ta.  /Telegrafi/

https://twitter.com/GlennBrookes74/status/1413900297773228034

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori