LAJMI I FUNDIT:

Mihajloviq: “Shengeni i vogël” i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë për jetë më të mirë

Mihajloviq: “Shengeni i vogël” i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë për jetë më të mirë
Beograd, 7. novembra 2012 - Ministar energetike Zorana Mihajloviæ (L-D) tokom konferencije "Održivi razvoj nedovoljno razvijenih podruèja Republike Srbije", koja se danas održava u Palati Srbija u Beogradu. FOTO TANJUG / NENAD MILOŠEVIÆ / tj

Iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me krijimin e të ashtuquajturës “Shengen i Vogël” në mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të sjell jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendeve, deklaroi zv. kryeministrja serbe Zorana Mihajloviq, duke shtuar se nuk zhvillim bashkëkohor nëse marrëdhëniet në mes veti shikohen në prizmin e të kaluarës.

Siç njoftoi korrespodenti i AIM-së nga Beogradi, Mihajloviq për “RTS-në” deklaroi se vendet e rajonit janë shumë të vogla për të ndikuar në treguesit ekonomik në Evropë dhe në botë dhe se qëndrueshmëria ekonomike është e rëndësishme me qëllim që qytetarët të jetojnë më mirë.

“Nuk flasim këtu për një Jugosllavi të re, ky është një interes i pastër ekonomik për të gjithë vendet, që t’i largojmë të gjitha barrierat doganore dhe tregtare. Kjo është bazë për krijimin e politikave, që të bëjnë që qytetarët të jetojnë më mirë, të kenë sa më shumë investime dhe të përmirësohet standardi i jetesës për të gjithë”, tha Mihajloviq.


Ajo tha se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku kanë 80 miliardë dollarë investime bruto, që është shumë pakë./Telegrafi/