LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Partia ime do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë nga BE

Mickoski: Partia ime do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë nga BE

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, mbrëmë ka thënë se partia e tij do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në në tetor.

Mickoski tha se do të kërkojë nga Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv të formohen grupe të punës, të cilat siç tha, së bashku me qeverinë do të gjejnë pengesat dhe do të mundohen t’i tejkalojnë atoq, që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve, së paku në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për TV Tellma, ai tha se nuk është “tifoz” i mossuksesit të shtetit siç po akuzohet nga LSDM, duke shtuar se prioritet i partisë së tij është mirëqenia e qytetarëve. Ai tha se nuk e di nëse qeveria do ta pranojë iniciativën e tij për bashkëpunim.


“Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Shteti po çohet në një skenar apokaliptik. Prioritet i jonë nuk është ardhja në pushtet ose zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por OBRM-PDUKM-ja do të fitojë kurdo që të ndodhin ato, pasi kjo u pa në zgjedhjet presidenciale”, tha Mickoski.

Në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe paralajmërimet se partia e tij mund ta bojkotojë për shkak të sjelljes së shpejtë të ligjit, Mickoski tha se ata insistojnë që regjistrimi të bëhet sipas rregullativës që e praktikon Eurostat.

“Ne insistojmë që regjistrimi të bëhet sipas praktikës së Eurostat, e cila ka drejtime të qarta, në mesin e të cilave regjistrohen personat të cilët së paku 12 muajt e fundit nuk e kanë lëshuar shtetin. Për OBRM-PDUKM-në regjistrimi nuk është tregti politike, por operacion statistikor real, që do të jep përgjigje se si do të zhvillohet shtetit vitet e ardhshme”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori