LAJMI I FUNDIT:

Mickoski dhe Zaev nesër bisedojnë për zgjedhjet dhe ligjet reformuese

Mickoski dhe Zaev nesër bisedojnë për zgjedhjet dhe ligjet reformuese

Kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev njoftoi se nesër në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Tema në takimin e ardhshëm, siç deklaroi Zaev, do të jetë zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese që janë në interes shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetje të gazetarëve për deklaratën e Mickoskit se do të kërkojë amnisti për të gjithë politikanët, Zaev u përgjigj se do të presë nesër të shikojë se cilat janë kërkesat.


“Do të shoh nesër cilët janë kërkesat, do t’i njoftoj dhe propozimet tona dhe gjithë së bashku si politikanë dhe parti të përgjegjshme politike do të bisedojmë. Për detajet është shumë herët dhe nuk do të doja të komentoj”, deklaroi Zaev.

I pyetur pse në takim nuk marrin pjesë edhe liderët e partive kryesore shqiptare, Zaev potencoi se për këtë takim nuk ka nevojë për një format të më shumë partive politike.

Për mua e rëndësishme, shton ai, të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale, për procesin integrues të vendit tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori