LAJMI I FUNDIT:

Metodat Joinvazive në Psikiatri apo Psikiatria Intervente – Neuromodulimi

Metodat Joinvazive në Psikiatri apo Psikiatria Intervente – Neuromodulimi

Neuromodulimi apo përmirësimi i përqueshmerisë neuronale është ndër fushat më të zgjeruara të mjekësisë moderne, duke pasur ndikim terapeutik në shumë pacientë.

Dr. Bujar Berisha
Psikiatër
tel. 045 979 944


E dimë se Truri njerëzor është shumë kompleks. Njëqind miliardë qeliza nervore (neurone) dhe 100 trilionë lidhje mes tyre kapin, analizojnë dhe reagojnë ndaj mjedisit. Të gjitha këto bashkëveprime bëhen përmes një kombinimi të komunikimeve elektrike dhe kimike. Çdo pjesë e informacionit është e transformuar nga një impuls elektrik ne sinjal kimik e cila vjen nga ndërlidhja mes qelizave nervore (sinapsi neuronal).

Me fjalë të tjera, truri – apo çdo neuron – vazhdimisht konverton informacionin elektrik në sinjale kimike, dhe pastaj kthehet në inteligjencë elektrike. Pra truri është një “organ elektrik” që vepron me “energji elektrike”.

Me rritjen e kuptueshmërisë së arkitekturës nervore dhe njohurive mbi trurin në përgjithësi është arritur që më mirë të kuptohet edhe neurobiologjia e sëmundjeve mendore. Klinicistë dhe hulumtues të shëndetit mendor janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për nevojën urgjente për trajtime të reja që ndërlidhen me çrregullime të rënda psikiatrike.

Gjendja e shumë pacientëve nuk po arrin të përmirësohet edhe pas trajtimeve farmakologjike dhe/ose psikoterapeutike; të tjerë nuk i tolerojnë efektet anësore ose respektimin e orareve të këtyre trajtimeve. Për këtë shkak për shumë dekada, shumë pak trajtime somatike jo-farmakologjike ishin në dispozicion për të trajtuar çrregullime psikiatrike refraktare.

Hulumtimet shkencore fillojnë të avancojnë drejtë gjetjes së metodave të reja teknologjike edhe në fushën e psikiatrisë. Në këtë aspekt, metoda të reja të quajtura jo-invazive po përdorën me qëllim të stimulimit të zonave të veçanta të trurit.

Metoda këto që janë premtuese për trajtimin e një numri të konsiderueshëm të çrregullimeve psikiatrike siç janë: Çrregullimet afektive, bipolaritet dhe depresion, çrregullimet neurotike, çrregullimet obsesive kompulsive, çrregullimet me abuzim të drogave, sindromat halucinatore si dhe rezultate të mira ka dhëne edhe ne çregullimet kufitare, autizëm dhe ADHD.

Këto metoda, zbatueshmëri kanë gjetur dhe në sëmundje neurologjike siç është migrena, neuropatitë, rehabilitim post ICV etj.

Duke u bazuar në njohuritë mbi neurobiologjinë e trurit, hulumtimet në këtë fushë po rriten me shpejtësi dhe ka shenja se 20 vitet e para të mijëvjeçarit tonë mund të jenë dekadat e “stimulimit të trurit në psikiatri” përmes metodave jo-invazive. Këto metoda veprojnë në dobi të stimulimit të trurit në fusha të caktuara me qëllim që të arrijnë të modifikojnë keqfunksionimin në tru përmes kalimit të rrymave të dobëta elektrike në qelizat e tij, duke shkaktuar ndryshime të lokalizuara neurokimike.

Qëllimi i kryesor këtyre metodave është se, si duhet “përshtatur” aktivitetit fiziologjik të zonave specifike të trurit që nuk funksionojnë siç duhet për shkak të një çrregullimi psikiatrik.

Përdorimi i teknikave të stimulimit të trurit, siç është stimulimi i përsëritur transkranial magnetik (rTMS), i cili është miratuar edhe zyrtarisht (FDA), ka për qëllim apo roli i tij është që të veproj përmes rrymimit në mënyrë që të arrijë të moduloj neuronet (neuromodulim), pra, të përmirësoj përçueshmërinë neuronale përmes molekulave kimike (neurotransmetuesve) që janë përgjegjëse për çrregullimet psikiatrike.

Teknika të tjera të tilla si stimulim transkranial i drejtpërdrejtë (tDCS) dhe stimulimit magnetik transkranial i thellë (SMTP) aktualisht janë objekt i studimeve të gjera dhe mund të jenë në dispozicion për përdorim klinik në vitet e ardhshme.

Me fjalë të tjera, përdoromi i këtyre metodave që kanë të bëjnë me neuromodulimin, po gjejnë zbatim në trajtimet e çrregullimeve psikiatrike refraktare apo edhe tek individët që prezantojnë ndjeshmëri ndaj psikofarmakologjisë.

Gjatë dekadës së fundit, neuromodulimi ka dëshmuar përparime të rëndësishme në fushat e shkencës, mekanizmave, aplikimeve klinike dhe zhvillimit teknologjik. Këto përparime janë shoqëruar me rritjen e shpejtë të industrisë së sistemeve neuromodulative, përmirësimin e sistemeve në dispozicion dhe zhvillimin e gjeneratave të reja të pajisjeve.

Metodat jo invazive që kanë për qëllim neuromodulimin përmes stimulimit transkranial kombinon teknika që pengojnë, stimulojnë, modifikojnë, rregullojnë ose ndryshojnë nga aspekti terapeutik aktivitetin elektrik ose kimik, të trurit. Shumëllojshmëria, thyeshmëria dhe fakti që kjo metodë nuk ka efekte anësore (nuk dëmton parenkimën trurore), përfitimet e këtij lloji të trajtimit janë të mëdha dhe të frytëshme.

Pra, neuromodulimi përmes stimulimit transkranial bën të mundur të rregullojë parametrat e stimulimit (neurostimulimi). Në këtë aspekt ndikon në rikthyeshmëri të funksioneve apo do t’i stopoj ato pa pasur efekte ansore.

Neuromodulimi apo përmirësimi i përqueshmerisë neuronale është ndër fushat më të zgjeruara të mjekësisë moderne, duke pasur ndikim terapeutik në shumë pacientë në mbarë botën, që janë të prekur nga sëmundje të ndryshme mjekësore. Ai përfshinë pothuajse të gjitha specialitete mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori