LAJMI I FUNDIT:

Meta: Vizita e Zaevit në Pustec, tregon erën e re të marrëdhënieve dypalëshe

Meta: Vizita e Zaevit në Pustec, tregon erën e re të marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për TV Korça, ka folur për bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë me Maqedoninë. Ai ka përshëndetur vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Pustec të Shqipërisë.

Sipas tij, kjo vizitë është një dinamikë e re shumë më pozitive në marrëdhëniet Shqipëri – Maqedoni.

“Këto vizita janë tregues i një dinamike të re shumë më pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Maqedoni. Sikurse e thashë edhe dje, besojmë dhe shpresojmë shumë që edhe marrëdhëniet trilaterale Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi të njohin një perspektivë të shpejtë, të shkëlqyer dhe nga kjo, – kush do të përfitojë në radhë të parë? Do të përfitojë Liqenasi, rajoni i Prespës, Korça, Devolli. Pra, ato zona ndërkufitare midis këtyre tre vendeve. Këto vizita në Liqenas kanë një domethënie të rëndësishme dhe janë mesazhe të forta të një ere të re në marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni dhe të një ere të re”, theksoi presidenti Meta.


Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër dhe se vetëm përmes bashkëpunimit vendet tona do të forcojnë paqen dhe harmoninë dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët tanë, pavarësisht nga përkatësitë etnike sepse përndryshe vendet tona do zbrazen nga rinjtë, të cilët duan mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe talentin e tyre.

Kryeministri Zaev, së bashku me homologun e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama, më 16 dhjetor vizituan komunën e Liqenas, pasi udhëheqësit e të dy vendeve në Pogradec mbajtën një ditë të parë të seancën e parë të përbashkët.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori