LAJMI I FUNDIT:

Meta porosit Ramën: Mos e provoko më Haradinajn, nuk tolerojmë më lojëra

Meta porosit Ramën: Mos e provoko më Haradinajn, nuk tolerojmë më lojëra

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për media sot, ndër të tjera, ka përmendur edhe çështjen Rama-Haradinaj.

Ai i bëri thirrje Edi Ramës që të mos e provokojë më ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, ndërsa iu referua kryeministrit shqiptar si “gruaja e Bilalit”.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin, po provokon Haradinajn. Gruaja e Bilalit mbështeti i pari taksën me Serbinë 100 %. I bëj thirrje të mos e provokojë më Haradinajn, ai është një hero i gjallë. Të mos merret më me Haradinajn dhe familjen e tij, ai ka para oborrit 40 varre. Familja e Haradinajt ka dhënë jetën për atdheun. Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla, përçarëse e provokues”, tha Meta,raportojnë mediat shqiptare.


Në janar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paditi Ramush Haradinaj për “shpifje”.

Rama në padinë 30 faqe pretendon se Haradinaj kishte shpifur për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë
Lexo po ashtu Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë

Sipas Edi Ramës, “Ramush Haradinaj është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme, sipas së cilës “kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Haradinaj nga ana e tij shkroi në Facebook, se është në dijeni të raportimeve për padinë e kryeministrit Rama dhe do të përgatisë një përgjigje në padi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori