LAJMI I FUNDIT:

Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë

Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ish-kryeministri Haradinaj po baltos njeriun që po e zhbllokon Kosovën me heqjen e taksës ndaj Serbisë.


“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”, ka reaguar Rama në Twitter, përcjell Telegrafi.

Reagon Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës - e di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh
Lexo po ashtu Reagon Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës - e di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Reagimi i Ramës ka ardhur pasi Haradinaj akuzoi Kurtin se ka bërë marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiqi për heqjen e taksës, duke thënë se Kurti është dorëzuar herët, ndërsa ka paralajmëruar veprime edhe më të këqija nga kryeministri i ri i Kosovës.

Rama: Kurti është në rrugën e duhur, uroj të mos frikësohet në heqjen e taksës
Lexo po ashtu Rama: Kurti është në rrugën e duhur, uroj të mos frikësohet në heqjen e taksës

Gjithë këto akuza, Rama i ka quajtur idiotësi, sipas tij, ideja se përmes taksës Serbia do ta njohë Kosovën është e parealizueshme.

“Asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës se sa ajo taksë e kthyer në një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës”, ka shtuar Rama.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se taksa hiqet tërësisht nga 1 prilli, ndërsa pjesërisht nga 15 marsi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori