LAJMI I FUNDIT:

Meta: Nuk kam asgjë kundër Cakajt pse është nga Kosova, ja pse nuk e dekretova (Video)

Meta: Nuk kam asgjë kundër Cakajt pse është nga Kosova, ja pse nuk e dekretova (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se nuk dëshiron të merr anë në debatet e brendshme të Kosovës, pavarësisht nëse pi verë apo çaj me ndonjë politikan nga Kosova.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pirja e një gote verë apo çaj me ndonjë politikan nga Kosova nuk nënkupton se ai ka preferenca politike për atë lider në Kosovë.

“Qëndrimi im në raport me të gjithë aktorët politikë në Kosovë që para çlirimit, pra në kohën e LDK-së ka qenë korrekt me të gjithë. Edhe pse kam qenë një ndër eksponentët e partisë Socialiste në atë kohë dhe raportet me LDK-në në atë kohë dhe pak më vonë nuk kanë qenë shumë të ngrohta, për arsye se edhe LDK-ja kishte raporte të njëanshme me Partinë Demokratike të zotit Berisha, por marrëdhëniet e mia si politikan kanë qenë të hapura me të gjithë faktorët [në Kosovë], në çdo periudhë dhe çdo kohë”.


“Këto marrëdhënie do të mbeten të hapura edhe në të ardhmen sepse unë kam një raporte me Kosovën. Sa i takon detyrës sime institucionale që kam aktualisht, kjo më bën edhe më të përmbajtur dhe të përgjegjshëm, por nuk më bën të pa shqetësuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se duke marrë anë në debatet e brendshme të Kosovës, do të dëmtonte më shumë unitetin e brendshëm të Kosovës.

Duke folur për mos dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Meta ka thënë se ai veprim nuk ka ndodhur për shkak të prejardhjes, por si pasojë e informatave të pakta që kishte mbi Cakajn dhe për shkak të çështjeve të hapura delikate që Shqipëria ndër të tjera kishte edhe me Greqinë.

“Mosdekretimi i Cakajt ka të bëj me faktin se kjo është një detyrë mjaft delikate e ministrit të jashtëm. Ministria e Jashtme ka patur në proces disa çështje të rëndësishme ndër to edhe dialogu me Greqinë për të zgjidhur delimitimin e shelfit kontinental [kontesti i detit] që është një çështje mjaft e ndërlikuar”, tha  Meta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori