LAJMI I FUNDIT:

Messi ‘shpërthen’ ndaj kritikave që vijnë nga vendlindja e tij: Djali im më pyet pse më sulmojnë në Argjentinë

Messi ‘shpërthen’ ndaj kritikave që vijnë nga vendlindja e tij: Djali im më pyet pse më sulmojnë në Argjentinë
Lionel Messi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Lionel Messi ka folur për karrierën e tij me kombëtaren argjentinase dhe reagimet e publikut që vijnë nga vendi i tij i lindjes, duke thënë se e lëndojnë shumë, përderisa që edhe djali i tij i vogël e pyet se përse vijnë.

Ka pasur shumë kritika ndaj Messit në Argjentinë dhe lojtari po fillon të mësohet me të, edhe pse kjo i shkakton shumë zhgënjim.

Një çështje e fundit ka qenë lëndimi që e mori në ndeshje me Venezuelën duke mos luajtur ndaj Marokut .


Lionel Messi, kapiten i Argjentinës . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Jam mësuar me atë që thonë për mua, gjithmonë i bëjnë këto gjëra për mua”.

“Asgjë nuk më befason, ka shumë gënjeshtra që thuhen dhe kjo më bën të zemërohem, sepse njerëzit besojnë në atë që thonë”.

“E vërteta është që unë shkova në kombëtare me një tendosje që kam pasur që para pushimeve të dhjetorit. Dëmtimi i ijëve është i komplikuar”.

“Ndihem më mirë, por duhet të kujdesem për veten time”.

Leo Messi (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Do të doja të fitoj diçka me Argjentinën. Unë do të luaj në të gjitha garat e rëndësishme”.

“Shumë njerëz po thoshin që unë nuk duhet të kthehesha dhe djali im më pyeti edhe pse ata po më kryqëzonin në Argjentinë”.

Ai vazhdoi të shpjegojë se si u ndje pas Botërorit 2018.

“Mendova të mbyllem në vetvete, duke ikur me familjen time dhe duke harruar gjithçka që kam bërë ndonjëherë”.

“Unë u përpoqa të izolohesha nga gjithçka për një kohë, përfshirë edhe ekipin kombëtar”.

Messi (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Një nga thashethemet që qarkullojnë në Argjentinë ka qenë që babai i Messit merr vendime për ekipin kombëtar dhe sulmuesi këto gjëra nuk i kupton.

“Është çmenduri që njerëzit thonë se babait im menaxhon ekipin kombëtar. Gjithashtu thonë se ai ka fuqi në FA Argjentinase”.

“Familja ime vuan si rezultat i kësaj. Kam miq dhe familje që vuajnë si rezultat i gënjeshtrave”, ka thënë Messi. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori