LAJMI I FUNDIT:

Messi: Jam i lumtur te Barcelona, skandali në rrjetet sociale është i çuditshëm

Messi: Jam i lumtur te Barcelona, skandali në rrjetet sociale është i çuditshëm
Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi më në fund ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flet për skandalet e fundit që kanë kapluar Barcelonën.

Ylli argjentinas ishte përfshirë në një debat të nxehtë në distancë me Eric Abidalin shkaku i shkarkimit të Ernesto Valverdes javë më parë.

Në një intervistë për Mundo Deportivon, gjashtë herë fituesit i Topit të Artë ka zbuluar të ardhmen e tij.


“E dashuroj Barcelonën, edhe pse më mungon gjithmonë Rosario. Kjo është shtëpia ime, kam jetuar këtu më shumë se në Argjentinë. Më pëlqen qyteti, këtu ku jetojë, këtu kam gjetur kënaqësinë”, ka thënë fillimisht 32-vjeçari.

“Kam një rutinë normale, fal punës time mund të kalojë kohë me gruan dhe fëmijët e mi”.

Messi më tej ka folur edhe për skandalin rreth kompanisë që ka punësuar Josep Bartomeu për t’i vlerësua disa lojtarë në mënyrë jo të drejtë dhe për të prishur imazhin e disa legjendave të klubit.

“Është një situatë e çuditshme. Presidenti ka sqaruar se çfarë ka ndodhur, ka treguar se si janë gjërat. Është një situatë befasuese, por që më është thënë se ato gjëra do të qartësohen. Nuk mund të them më shumë vetëm të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.

Kontrata e yllit argjentinas skadon në verën e vitit 2021, derisa ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për klubin nga La Liga. Deri më tani ka arritur të shënojë 19 gola dhe ka bërë 16 asistime, e që i bije se ka bërë në çdo 66 minuta nga një gol, në 2280 minuta të aktivizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori