LAJMI I FUNDIT:

Mësohet se pse heroi i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Kroacisë quhet Klaus?

Mësohet se pse heroi i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Kroacisë quhet Klaus?

Klaus Gjasula (34) quhet me këtë emër sepse gjyshja e tij ishte një fanse e madhe e “Schwarzwaldklinik”, një shfaqje televizive e njohur e viteve 80-ta.

Klaus-Jurgen Wussow (1929–2007), i cili luajti rolin e profesorit Klaus Brinkmann, ishte i preferuari i tyre i deklaruar.

Vëllai i Klaus Gjasulës, futbollist me karrierë edhe në Bundesliga, quhet Jurgen. Të lindur në Shqipëri, vëllezërit u transferuan në Freiburg të menjëherë pas lindjes së tyre.


Më i talentuar ishte Jurgeni, i cili bëri karrierë me klube si Freiburg, St Gallen, Basel, FSV Frankfur, Duisburg, Grethuer Furth e të tjera.

Ai ishte në tribunë dhe shpërtheu në lot gëzimi kur vëllai i tij shënoi.

Video emocionuese, vëllai i Klaus Gjasulës shpërthen në lot në tribuna pas golit të barazimit
Lexo po ashtu Video emocionuese, vëllai i Klaus Gjasulës shpërthen në lot në tribuna pas golit të barazimit

Klaus, njihet si më shumë i ashpër, poor u bë hero në ndeshjen e tij të 29-të me fanellën kuqezi. 34-vjeçari doli në fushë në minutën e 72-të.

Vetëm katër minuta më vonë ai shënoi një autogol sepse topi goditi për fat të keq në këmbën e tij. Në minutën e pestë të shtesës së ndeshjes, një krosim i devijuar në pikën e penalltisë i ra në këmbë Gjasulës, duke goditur me të majtën në këndin e afërt dhe aty filloi ​​gëzimi.

Kluas është mesfushor mbrojtës dhe kur ka luajtur me Paderborn në Bundesligë, ka thyer rekordin për numrin e kartonëve të verdhë në një sezon. Tani Gjasula po bën sërish histori për tokën e gjyshërve të tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori