Beyonce e bëri të qartë qëndrimin e saj për Lizzon në shfaqjen e saj të fundit të turneut.
Fansat kanë pyetur për miqësinë mes dy këngëtareve pasi Lizzo u akuzua për ngacmim seksual nga disa ish-punonjëse, të cilët kanë dalë me akuza tronditëse, shkruan Metro, transmeton Telegrafi.
Lizzo, 35 vjeçare, i ka mohuar pretendimet dhe i ka hedhur poshtë akuzat si ‘histori të bujshme’ dhe ‘të pabesueshme’.
Beyoncé tonight in Atlanta: “Lizzo! I love you, @Lizzo!!” ? #ATL #Round3 #RWT2023 ? pic.twitter.com/FpSHaODKqI
— BEYONCÉ LEGION (@BeyLegion) August 15, 2023
Që atëherë, krijuesja e hitit “Special” ka mbetur jashtë vëmendjes dhe performanca e saj e ardhshme e planifikuar në “Made In America” në shtator është ndërprerë për shkak të anulimit të festivalit këtë vit.
Megjithatë, mund të jetë një ngushëllim për Lizzon që idhulli dhe shoqja e saj Beyonce, 41 vjeçe, ende e mbështet atë.

Gjatë turneut të saj të fundit në Atlanta të hënën mbrëma, Beyonce u filmua duke thënë emrin e Lizzos në remiksin e saj “Break My Soul”, duke shtuar: “Të dua, Lizzo”.
Fansat u befasuan nga përkrahja e hapur mes akuzave për ngacmim, pasi Beyonce e cila është jashtëzakonisht private zakonisht distancohet nga çdo polemikë.

Më parë mendohej se Beyonce e kishte hequr emrin e Lizzos nga remiksi i “Break My Soul” pasi ajo nuk e tha emrin e këngëtares si zakonisht në ditën kur u ngritën akuzat.
Megjithatë, ajo e riktheu thirrjen në koncertin e saj të radhës.
Në një deklaratë të gjatë, ajo tha: “Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika ime e punës, morali dhe respekti im janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar”.
Ajo vazhdoi: “Zakonisht zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë po aq të pabesueshme sa duken dhe shumë të egra për të mos u adresuar”.

“Këto histori të bujshme vijnë nga ish-punonjës të cilët tashmë kanë pranuar publikisht se atyre u është thënë se sjellja e tyre në turne ishte e papërshtatshme dhe joprofesionale”.
Lizzo më vonë shtoi: “Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë. Unë e di se çfarë ndjesie është të jesh i turpëruar çdo ditë dhe absolutisht nuk do ta kritikoja apo largoja një punonjës për shkak të peshës së tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës