Merre një pozë!
Një libër shpërfaq koleksionin personal të fotografive të Judy Glickman Lauderit, ndërsa rrëfen historinë përmes imazheve të bëra gjatë njëqind vjetëve. Fotografitë e përzgjedhura nga ditorja The Guardian, Telegrafi i sjellë si më poshtë.
Norman Seeff: Robert Mapplethorpe dhe Patti Smith, Nju-Jork, 1969: “ “Presence” [Prezenca] është libër i ri që paraqet koleksionin personal të fotografes dhe humanistes Judy Glickman Lauder. Të shtrira q; nga piktorializmi, portreti, moda e deri tek dokumentari dhe fotozhurnalizmi, koleksioni përmban figurat ikonike nga fushat e artit, politikës, argëtimit dhe drejtësisë sociale. “Presence: The Photography Collection of Judy Glickman Lauder” u botua nga shtëpia botuese Aperture. Libri shoqërohet me ekspozitën në Muzeun e Artit në Portland, që është e hapur deri më 15 janar 2023.
Glickman Lauder krijoi një koleksion të rëndësishëm personal që përmban vepra nga fotografë të famshëm dhe ata në fillim të karrierës.
Mund të lexoni më shumë rreth këtij imazhi në analizën Guardianit: KËTU.
Mark Bessire, drejtor i Muzeut të Artit të Portlandit, shkruan në parathënien e librit “Presence”: "Thelbi i punës dhe pasionit të jetës së Judyt - prania dhe bujaria e madhe e shpirtit - rezonon menjëherë me këdo që ka përjetuar koleksionin e saj, praktikën e saj artistike apo angazhimin e saj ndaj kulturës, komunitetit dhe njerëzve kudo. Judy anon kah njerëzorja, duke ofruar perspektiva të menduara dhe të nuancuara për botën: njërën që sheh përmes kamerës së saj dhe një tjetër përmes imazheve që mbledh”.
Duke përfshirë zhvillimin e fotografisë përgjatë shekullit XX dhe shekullit XXI, koleksioni i Glickman Lauderit shtrihet në 100 vjet. Koleksioni thekson fuqinë, potencialin dhe përgjegjësinë e fotografisë, duke njohur rolin jetësor që ka aparati në jetën tonë të përditshme.
Libri ka veprat e disa prej fotografëve më të njohur dhe më me ndikim të shekullit të kaluar. Këtë vit, Glickman Lauder ia dhuroi gjithë koleksionin e saj Muzeut të Artit të Portlandit, një dhuratë prej më shumë se 600 veprave të artit.
Glickman Lauder është marrë me fotografi për më shumë se 80 vjet. “Më kujtohet një ekspozitë që gjithnjë ndryshonte, me fotografi të bukura bardhezi e të varura në muret tona, dhe duke shfletuar çdo numër të ri të revistës Life, Camera Craft dhe US Camera. U lidha që herët me komunitetin e fotografëve”.
Glickman Lauder shkruan: “Babai im më çoi në ekskursione me miqtë e tij fotografë. Isha shtatë vjeçe kur pashë Edward Westonin të vinte tripodin midis shkëmbinjve dhe pemëve të Point Lobosit, pranë Karmelit në bregun e Paqësorit. Ansel Adams ishte gjithashtu mik, duke udhëhequr diskutime të shumta në Klubin e Kamerës që babai im e themeloi. Duke u kthyer mbrapa, nuk është për t'u habitur se do të bëhesha fotografe”.
“Kam kuptuar se fotografia, për mua, ka të bëjë me të qenit në moment. Kështu që i mbajta pajisjet e mia të thjeshta për t'u fokusuar më mirë në atë që ishte rreth meje. Fotografoja vetëm atë që më tërhiqte, dhe shtypja vetëm imazhet që më flisnin. E adoptova një qasje të ngjashme kur fillova të mbledh fotografi: të jem e hapur ndaj tyre dhe të ndjek instinktet e mia. Bërja e fotografive dhe mbledhja e fotografive dukej si një lidhje. Si koleksioniste, bleva vetëm atë ndaj së cilës reagoja emocionalisht”, thotë Glickman Lauder.
"Fotografia u bë shpejt mënyra për të zbuluar dhe shprehur veten, duke nderuar një traditë familjare".
"Fotografia nxjerr të padukshmen në dritë dhe na nxit të marrim parasysh jetën në të gjithë kompleksitetin, përtej kornizës".
“Fotografia e parë që bleva ishte kjo. Kishte një cilësi misterioze, pothuajse mistike në të, me shtresa dhe reflektime të shumta, si dhe imazhe pozitive dhe negative - diçka që më tërhoqi menjëherë. Kjo është e vërteta për shumë nga fotografitë që kam. E gjeta veten duke iu përgjigjur fotografive që ndjeja se kishin një lloj pranie të brendshme, qoftë përmes tregimit, qoftë përmes personalitetit të subjektit”.
"Fija e përbashkët midis këtyre veprave është prania - e fotografit, e fotografive, e subjekteve të fotografive, e shikuesit dhe e së kaluarës". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































