LAJMI I FUNDIT:

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave
Flaka e qershorit (1895)

Nga: Kelly Grovier / BBC
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

Ngjyrat kanë mendjen e vet. Ato mbartin sekrete dhe e fshehin të panjohurën. Çdo ngjyrë që ndeshim në një vepër të madhe arti, që nga ultramarina të cilën Johannes Vermeeri e vuri në çallmën e Vajzës me vath perle, e deri te ngjyra shpërthyese që ndez qiellin e zjarrtë te Ulërima e Edvard Munchut, ato me vete sjellin prapaskenat e jashtëzakonshme. Këto histori i hapin shtresat befasuese të kryeveprave që menduam se i dinim përmendësh. Kjo gjuhë magjepsëse dhe e harruar që pikturat dhe skulpturat e përdorin për të na folur, është tema e librit tim të ri, Arti i ngjyrave: Historia e artit në 39 pigmente. Ngjyra, siç zbulojmë, nuk është kurrë ajo që duket.


Arti i posterëve japonezë gjatë shekullit XX
Lexo po ashtu Arti i posterëve japonezë gjatë shekullit XX

Merreni si shembull të kaltrën prusiane, nuancën magjepsëse që papritmas lidh Valën e madhe të Kanagavës të Hokusait (1831) me Dhomën e kaltër (1901) të Pablo Picassos. Sikur të mos kishte ndodhur aksidenti në laboratorin e një alkimisti në Berlin në vitin 1706, veprat e tilla, dhe të tjerat të panumërta – përveç të Edgar Degasit dhe të Claude Monetit – nuk do të kishin pulsuar kurrë me mister apo fuqi kaq të qëndrueshme.

Gjithçka filloi kur një okultist gjerman me emrin Johann Konrad Dippel, e përpiloi një recetë për një eliksir të paligjshëm që besonte se mund të shëronte të gjitha sëmundjet njerëzore. I lindur në Kështjellën e Frankenshtajnit tri dekada para kësaj, Dippeli (i cili, siç disa dyshojnë, e frymëzoi Doktor Frankenshtajnin e shkrimtares Mary Shelley) ishte gati të hidhte lëngun e tij të dështuar të bërë nga hiri i drurit të lëngshëm dhe nga gjaku i gjedhit, kur befas e ndaloi punuesi i ngjyrave me të cilin ai e ndante punëtorinë.

E freskët për nga ngjyra e kuqe e ndezur, krijuesi i ngjyrave e merr tretësirën e refuzuar të Dippelit, futi disa grushte me brumbuj të grimcuar të kuqërremtë, e hodhi tenxheren përsëri në zjarr dhe nisi ta vlojë. Së shpejti, të dy ata shikonin me habi se çfarë po flluskonte prapa tyre në kazan: asgjë e kuqe nuk dukej nga distanca, por një e kaltër e thellë vezulluese që mund të rivalizonte shkëlqimin e ultramarinës shumë të shtrenjtë, e cila për shekuj ishte vlerësuar si pigment i çmuar – shumë më i shtrenjtë se dukati.

Në “duart e Djallit”: 10 shkencëtarët më të ligë të të gjithë kohëve
Lexo po ashtu Në “duart e Djallit”: 10 shkencëtarët më të ligë të të gjithë kohëve

Nuk kaloi shumë kohë që artistët ta kaptojnë me të dy duart të kaltrën prusiane (e pagëzuar kështu sipas rajonit të shpikjes së çuditshme), duke i lidhur veprat e tyre me nivele të reja të misterit dhe të intrigave. Kjo është ajo që ka të bëjë me ngjyrën: kurrë nuk harron. Ashtu siç etimologjia e një fjale të caktuar mund ta shtojë leximin tonë për poezitë dhe romanet në të cilat shfaqet ajo fjalë, origjina e ngjyrës formon kuptimin e kryeveprave te të cilat ajo shfaqet.

E shpikur nga banorët e shpellave të epokës së gurit dhe nga shkencëtarët e zgjuar, nga sharlatanët e rrëmujshëm dhe nga industrialistët lakmitarë, ngjyrat që përcaktojnë veprat e të gjithëve – nga Caravaggio te Cornelia Parker, nga Giotto te Georgia O’Keeffe – vibrojnë me rrëfime interesante. Megjithëse Van Goghu mund të ketë punuar me një grimcë të së ashtuquajturës e verdha indiane në formën e një hëne në cep të Natës me yje (1889), pigmenti i mprehtë ende e ruan atmosferën e origjinës së hidhur – të distiluar, siç ndodhte, nga urina e lopëve që nuk ushqeheshin me asgjë tjetër veçse me gjethe mangoje. Krijimi i një ngjyre është kuptimi i një ngjyre.

Ajo që vijon është përzgjedhja e veprave të shkëlqyeshme, kuptimet më të thella të të cilave zbulohen duke e eksploruar origjinën dhe aventurat e ngjyrave përbrenda tyre.

Arti i frikës!
Lexo po ashtu Arti i frikës!
Zonja X (1883-4)
Pse “Madame X” skandalizoi botën e artit?
Lexo po ashtu Pse “Madame X” skandalizoi botën e artit?

1. E ZEZA

Kur John Singer Sargent zbuloi portretin e tij të Virginie Amélie Avegno Gautreaus – të gruas së një bankieri francez – në sallonin e Parisit në 1884, ai e shkaktoi një skandal. Thuhet se vendimi i artistit për ta lënë pjesën e djathtë të fustanit të zi prej sateni, që të rrëshqasë në mënyrë joshëse poshtë supit (detaj të cilin më vonë e hoqi), ishte më shumë seç mund të përballonin sytë bashkëkohorë. Por, ka diçka më shumë sesa mosfunksionimi i rrezikshëm i gardërobës që e trazon pikturën. Sargent në mënyrë të frikshme ka ndryshuar lëkurën e zbehtë të Gautreaus (të cilën e bëri duke e rrahur një kombinim interesant të së bardhës së plumbit, të trëndafilit, vermilionit dhe viridianut) me një pikë të zezë të katranit – i fituar nga mbetjet pluhur të skeleteve të djegur. Përbërësi sekret e komplikon ngjyrën e mrekullueshme të gangrenizuar të Gautreaus. Katrani e shndërron portretin në një meditim shpirtëror mbi kalueshmërinë e mishit, duke e mjegulluar kufirin midis dëshirës dhe dekompozimit.

Vajza me gotën e verës (1659-60)
Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit
Lexo po ashtu Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit

2. E KUQJA

Ekziston një kimi e pakëndshme midis gruas së re në qendër të pikturës së Vermeerit, Vajza me gotën e verës, dhe kërkuesit të saj servil, të cilin e shohim në mënyrë të dyshimtë duke ofruar gllënjka alkooli, teksa një shoqërues përgjumet në qosh. Për ta intensifikuar tensionin, Vermeeri e ka njomur në mënyrë të zgjuar fustanin e subjektit me të kuqen e maderës – pigment që rrjedh nga rrënjët e kuqe të zjarrta të bimës barishtore shumëvjeçare të quajtur Rubia tinctorum. Të ziera, rrënjët lëshojnë një përbërje organike të quajtur alizarin, që mund të shtrydhet në një lëngë rrezatues rubini që ta tërheq syrin. Kërkuesi epshor mund të jetë duke ofruar pije, por fuqia e pikturës rrjedh prej saj.

Flaka e qershorit (1895)

3. E PORTOKALLTA

Portreti i famshëm i Sir Frederic Leightonit i një nimfeje në gjumë, Flaka e qershorit, në shikim të parë mund të duket mishërim i flladit nga dremitja e shkujdesur verore. Për disa, mënyra se si ajo rrëshqet nën nivelin e horizontit që shkëlqen prapa saj, dhe pamja e një dege të oleandrit vdekjeprurës që mund të kapet lehtë nga krahu nën kokë, na fut në temat e vdekjes dhe të varrosjes në skenën që duket si një pushim. Por, Leightoni me zgjuarsi e ka veshur fizikun e saj elastik me të portokalltën e kromit – një pigment relativisht i ri, prodhimi i të cilit në shekullin XIX u bë i mundur nga zbulimi i depozitave të mëdha nëntokësore pranë Parisit dhe Baltimorit në Meriland, i mineralit që mashtron nga e errëta, kromi, e që mund të alkimizohet në një shkëlqim transcendent. E veshur me ngjyrën e portokallit të kromit, Flaka e qershorit nuk është vdekja që do të zhduket ose do të varroset, por bëhet thesar që përgjithmonë do të gërmohet – emblemë e pashuar e bukurisë pafundësisht të rinovueshme.

Festa e Belshazarit (c. 1636-38)
Leonardo vs Rembrandt: Cili është më i madhi?
Lexo po ashtu Leonardo vs Rembrandt: Cili është më i madhi?

4. E VERDHA

Në vitin 1940, një studiues në Institutin Doerner të Munihut hasi në një nga zbulimet më të mëdha në historinë e artit. Pikërisht atëherë Richard Jacobi ia doli të krijonte recetën sekrete për të verdhën që dikur mjeshtrit e vjetër e kishin përcjellë brez pas brezi, për shekuj, por që nga mesi i shekullit XVIII u zhduk në mënyrë misterioze nga pikturat – pa e lënë asnjë gjurmë. Jacobi zbuloi se ngrohja e një përzierjeje të monoksidit të plumbit dhe e dioksidit të kallajit, në përmasa të sakta, mund të prodhojë gamën interesante të të verdhave që nga urthi i errët e deri te byrynxhyku tërheqës që Titiani e përdori për t’i ndriçuar mbulesat te Baku dhe Ariana, dhe tek e cila Rembrandti mbështetej për fjalët e shkruara nga Zoti në murin e Festës së Belshazarit.

Dita e verës (1879)

5. E GJELBRA

Disa dyshojnë se Gjelbra e Shelesë [sipas Carl Wilhelm Scheele], një pigment i gjelbër toksik i hasur në tapetet që zbukuronin dhomën e gjumit të Napoleon Bonapartit në mërgim, në Shën Helenë, mund ta kenë helmuar ngadalë atë – duke rezultuar me vdekjen e tij në vitin 1821. Gjysmë shekulli më vonë, piktorja franceze Berthe Morisot do të arrinte te e gjelbra e smeraldit, e afërt me të gjelbrën e dëmshme të Shelesë, për të ngjyrosur sfondin e gjelbër të pikturës së saj, Dita e Verës. Ndonëse vepra duket se kapton disa të reja në një varkë, të shkujdesura mbi ujin e njollosur, ka diçka shqetësuese në ajrin që thithin. Gjithashtu lidhet me arsenikun, të gjelbrën e emeraldit që i jep hijeshi të pakëndshme skenës – atë që trazon.

Irisi (1914-1926)
Zambakët e ujit në 250 vepra të Monetit
Lexo po ashtu Zambakët e ujit në 250 vepra të Monetit

6. VJOLLCA

Arti dhe fati shkojnë dorë për dore. Një rastësi fatlume e shekullit XIX, që përfshin shpikjen e vjollcës së kobaltit, të pigmentit të parë vjollcë të krijuar qëllimshëm, dhe e shpikjes së tubave portativë të ngjyrës që artistët mund t’i merrnin jashtë me vete, do të rezultojë i domosdoshëm për impresionistët e etur për të kapur mënyrën se si hijet bien në natyrë. “Më në fund e kam zbuluar ngjyrën e vërtetë të atmosferës”, do të dëgjohej Édouard Maneti duke i bërtitur një grupi të miqve më 1881. “Është vjollca. Ajri i pastër është ngjyrë vjollce. E gjeta! Pas tre vjetësh të gjithë do të punojnë me vjollcën”! Ndër ata që do të vërtetonin se Manet kishte të drejtë, ishte Claude Monet, pikturat e të cilit të irisëve dhe zambakëve i detyrohen ekzistencës së shpikjes së asaj kohe. Pikturat e Monetit nuk përshkruajnë vetëm ngjyrë vjollce. Ato marrin frymë nga ajo.

Simfonia në të bardhë, Nr. 1: Vajza e bardhë (1861-2)
Ngjyra e tradhtisë
Lexo po ashtu Ngjyra e tradhtisë

7. E BARDHA

E bardha ka një anë të errët. Shikojeni Simfoninë në të Bardhë, nr. 1: Vajza e bardhë nga James McNeill, vetë titulli i së cilës pothuajse përpiqet – me përsëritjet e shumta të fjalës “e bardhë” – për të fshehur brengën e krijimit të saj. Teksa piktura mund të duket emblemë e pastërtisë së patëmetë, mbështetet në një pigment të ndyrë: të bardhën e plumbit. Për ta prodhuar pigmentin, rripat e plumbit vendosen për një muaj – në një dhomë prej balte – pranë një pellgu të uthullës të rrethuar nga grumbujt e jashtëqitjeve të fermentuara të kafshëve. Kombinimi i acetatit, i formuar nga afërsia e plumbit dhe uthullës, me tymrat e dioksidit të karbonit të emetuar nga feçet e nxehta, japin një patinë të bardhë të fryrë në shiritat e plumbit që ishte sa tërheqëse aq edhe vdekjeprurës. Që në shekullin II, mjeku dhe poeti grek, Nikandari nga Kolofoni, e përshkroi të bardhën e plumbit si një “lëngë të urryer” që mund të shkaktojë efekte të thella neurotoksike tek ata që e krijojnë atë. Megjithatë, larg nga ndotja e punës së Whistlerit, origjina e të bardhës prej plumbi hedh dritë të papritur mbi pikturën dhe sugjeron atë që ne të gjithë e shpresojmë: se arti e ka fuqinë të na transformojë, pavarësisht nga e kaluara jonë, në diçka të bukur dhe të re. /Telegrafi/